Miratohet Strategjia për zhvillimin e tregjeve të kapitalit - Qeveria projekton listimin e afërt në Bursë të kompanive me kapital shtetëror

Këshilli i Ministrave njofton se ka miratuar Dokumentin Politik “Për Krijimin e një Mjedisi Mundësues për Zhvillimin e Tregjeve të Kapitalit në Shqipëri, 2023-2027”, i hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Sipas njoftimit dokumenti analizon situatën e tregut të kapitaleve në Shqipëri dhe infrastrukturën e tij, duke propozuar ndërmarrjen e planeve konkrete të veprimit për zhvillimin e tregut të kapitaleve përgjatë një periudhe 5-vjeçare.
“Objektivi i përgjithshëm është promovimi i tregjeve eficiente të kapitalit nëpërmjet nxitjes së zhvillimit të këtyre tregjeve dhe mbikëqyrjes efektive të tyre. Për arritjen e këtij objektivi, Dokumenti Politik merr në konsideratë një sërë faktorësh, si: përcaktimi i kushteve paraprake të zhvillimit të tregut, adresimi i sfidave dhe problematikave, identifikimi i prioriteteve për zhvillimin e tregut të kapitaleve, bashkëpunimi mes institucioneve me rol kyç për zhvillimin e këtij tregu, sigurimi i mbikëqyrjes efektive, si edhe përcaktimi i planeve konkrete të veprimit sipas prioriteteve të vendosura,” thuhet në njoftim.
Gjithashtu po sipas njoftimit për media objektivat kryesorë strategjikë të dokumentit janë: rritja e pjesëmarrjes së emetuesve, zgjerimi i bazës së investitorit dhe zgjerimi i gamës së instrumenteve financiare, eficienca dhe transparenca e tregut të kapitaleve, si edhe zhvillimi i tregut sekondar të Titujve të Qeverisë dhe bazuar në to, në dokument parashikohen masa dhe veprime konkrete për arritjen e tyre.
Tashmë synohet zhvillimi i tregut të kapitaleve, përmes emetimeve me ofertë publike në një treg të rregulluar/Bursë. Dokumenti i Politikave konstaton se tregu shqiptar i kapitaleve ka ende shumë hapësirë për emetues të rinj në anën e ofertës. Në këtë drejtim një listim i mundshëm i disa kompanive me kapital shtetëror apo emetimi prej tyre i obligacioneve me ofertë publike do të ishte një shembull i mirë për emetuesit e tjerë korporativë. Për këtë nevojitet së pari identifikimi dhe vlerësimi i kompanive me kapital shtetëror si dhe një qasje konkrete për përgatitjen e tyre për listim. Dokumenti i Politikave parashikon ndërmarrjen e hapave konkretë në këtë drejtim.
Krahas anës ligjore, është krijuar edhe infrastruktura e tregtimit dhe pas-tregtimit, me Bursën e Titujve operacionale që nga viti 2018, Regjistri Shqiptar i Titujve (ALREG), i cili vepron si Depozitar Qendror, si edhe bankat tregtare të licencuara në rolin e ndërmjetësit financiar për funksionin e nënshkrimit të instrumenteve financiare.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Dollari dominon ekonominë ndërkombëtare - Pavarësisht presioneve, monedha amerikane mbetet e qendrueshme
Vlera e dollarit amerikan në rezervat globale të këmbimit valutor ka rënë ndjeshëm për shkak të tensioneve gjeopolitike duke shtyrë shumë vende nga Amerika......

Fluturimet e lira i përkasin të kaluarës - Arsyet pse udhëtimet verore do të jenë të shtrenjta!
Çmimet e biletave të avionit po rriten në Europë dhe më gjerë, duke lënë shumë prej nesh të pyesin veten, nëse ditët e fluturimeve të lira kanë mbaruar. Linjat......

Vizat e arta, Greqia i jep më shumë kohë vetes - Afati për pragun prej 250 mijë euro shtyhet deri në fund të korrikut
Investitorët nga vendet jashtë BE-së do të kenë edhe tre muaj të tjerë kohë për të siguruar marrëveshje për blerjen e pronave me kufirin aktual të çmimit më të......

Vlera e Louis Vuitton arrin 500 miliardë dollarë - Kompania e parë në Europë që regjistron këtë shifër
"Pragu" prej 500 miliardë dollarësh në vlerë tregu është tejkaluar nga vlera Louise Vuitton, e cila u bë kompania e parë evropiane që kapërceu këtë prag......

Komisioni europian kërkon reformë të rregullave fiskale - Borxhi publik në BE duhet të bjerë për katër vjet rradhazi
Komisioni Europian propozoi që, sipas një reforme të rregullave fiskale të BE-së, qeveritë duhet të sigurojnë që borxhi publik të bjerë për katër vjet dhe të......

“Më shumë transparencë për borxhet e brendshme” - Malpass: Ristrukturim i borxhit sovran për shumë vende në vështirësi
Analizat e qëndrueshmërisë së borxhit të kryera nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar duhet të pasqyrojnë peshën në rritje të borxhit të brendshëm......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan blihet sot me 100 lekë dhe shitet me 101.3 lekë duke regjistruar kështu sërish rënie nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal duke......

Ankandi i pazakontë - Salla e gjyqit francez nis shitjen e mallrave luksoze të sekuestruara nga tregtarët e drogës!
Në Gjykatën madhështore të Apelit të Francës, një ankand mjaft i pazakontë po zhvillohej këtë javë. Dhoma, e rezervuar zakonisht për procedura serioze......