Vizat e arta, Greqia i jep më shumë kohë vetes - Afati për pragun prej 250 mijë euro shtyhet deri në fund të korrikut

Investitorët nga vendet jashtë BE-së do të kenë edhe tre muaj të tjerë kohë për të siguruar marrëveshje për blerjen e pronave me kufirin aktual të çmimit më të ulët prej 250 mijë euro, duke siguruar në këtë mënyrë lejen e lakmuar të qëndrimit - Vizën e Artë, por edhe mundësinë për të zgjedhur pronën e tyre para se kostoja minimale të rritet deri 500 mijë euro.
Në ligjin e fundit për kodin e ri të imigracionit të Ministrisë së Politikave të Emigracionit, të botuar në Fletoren e Qeverisë pak ditë më parë, parashikohet një dispozitë që përcakton se afati kohor për nënshkrimin e një marrëveshjeje paraprake - apo edhe të kontratës përfundimtare të shitjes - në çmimin ekzistues prej 250 mijë eurosh zgjatet nga data 30 prill, që ishte afati deri më tani, deri më 31 korrik.
Deri atëherë, investitorët e interesuar do të mund të vazhdojnë me marrëveshjet për të blerë prona në qendër të Athinës, në periferitë e saj jugore ose veriore me një limit më të ulët investimi prej 250 mijëeurosh. Nga data 1 gusht e në vazhdim dhe për sa kohë nuk jepet një zgjatje e re e afatit, ata që dëshirojnë të marrin leje qëndrimi dhe njëkohësisht duan të blejnë një pronë në zonat e mësipërme, si dhe në Mykonos, Santorini dhe Selanik, do të duhet të investojë të paktën 500 mijë euro. Ata që kanë nënshkruar para - marrëveshjet brenda datës 31 korrik, do të kenë afat deri në fund të vitit 2023 për të vijuar me nënshkrimin e kontratave përfundimtare të shitblerjes dhe të aplikojnë për marrjen e lejes së qëndrimit për veten dhe familjarët e tyre.
Në këtë kuadër, në treg ka një furi blerjesh dhe shitjesh, teksa investitorët përpiqen të respektojnë afatet përkatëse. Kjo situatë nisi shtatorin e kaluar, pak pasi kryeministri Mitsotakis konfirmoi në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut dyfishimin e kufirit të investimit për dhënien e lejes së qëndrimit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Vlera e Louis Vuitton arrin 500 miliardë dollarë - Kompania e parë në Europë që regjistron këtë shifër
"Pragu" prej 500 miliardë dollarësh në vlerë tregu është tejkaluar nga vlera Louise Vuitton, e cila u bë kompania e parë evropiane që kapërceu këtë prag......

Komisioni europian kërkon reformë të rregullave fiskale - Borxhi publik në BE duhet të bjerë për katër vjet rradhazi
Komisioni Europian propozoi që, sipas një reforme të rregullave fiskale të BE-së, qeveritë duhet të sigurojnë që borxhi publik të bjerë për katër vjet dhe të......

“Më shumë transparencë për borxhet e brendshme” - Malpass: Ristrukturim i borxhit sovran për shumë vende në vështirësi
Analizat e qëndrueshmërisë së borxhit të kryera nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar duhet të pasqyrojnë peshën në rritje të borxhit të brendshëm......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan blihet sot me 100 lekë dhe shitet me 101.3 lekë duke regjistruar kështu sërish rënie nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal duke......

Ankandi i pazakontë - Salla e gjyqit francez nis shitjen e mallrave luksoze të sekuestruara nga tregtarët e drogës!
Në Gjykatën madhështore të Apelit të Francës, një ankand mjaft i pazakontë po zhvillohej këtë javë. Dhoma, e rezervuar zakonisht për procedura serioze......

Nafta, e qëndrueshme pranë 78 USD - Të mërkurën ra me 4%, për shkak të frikës për recesion në SHBA
Nafta po qendron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve të sesionit të kaluar, për shkak të frikës për një recesion dhe......

Euro, në nivelin më të lartë në 1 vit - Mbështetet nga rimëkëmbja graduale e ekonomisë europiane
Euro po qëndron në nivelin më të lartë në 1 vit edhe në sesionin e sotëm, përballë dollarit amerikan, pasi ekonomia e Europës po shfaq shenja të rimëkëmbjes,......

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Investitorët, të shqetësuar për sistemin bankar dhe ekonominë në SHBA
Bursat europiane janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm, për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e ekonomisë globale dhe rreziqeve për kontaminimin e......