Euro, në nivelin më të lartë në 1 vit - Mbështetet nga rimëkëmbja graduale e ekonomisë europiane

Euro po qëndron në nivelin më të lartë në 1 vit edhe në sesionin e sotëm, përballë dollarit amerikan, pasi ekonomia e Europës po shfaq shenja të rimëkëmbjes, ndërsa në Shtetet e Bashkuara është rikthyer shqetësimi për sektorin bankar.
Monedha europiane është ngjitur deri në 1.105 dollarë në sesionin e sotëm, niveli më i lartë që nga prilli i vitit të kaluar. Në anën tjetër, indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 101.4, ndërsa në sesionin e kaluar ra me 0.4%. Gjermania rishikoi sërish në rritje parashikimin për zgjerimin e ekonomisë, ndërsa një tjetër vëzhgim sugjeron se besimi konsumator vijon përmirësimin.
Në kontrast me Europën, shpenzimet kapitale në SHBA ranë më shumë se parashikimet e analistëve, ndërsa rënia e depozitave të First Republic Bank me rreth 104 miliardë dollarë ka rikthyer shqetësimet për shëndetin e sistemit bankar në SHBA. Tashmë, analistët vlerësojnë se ka 80% mundësi që Rezerva Federale të rrisë normën e interesit me 25 pikë bazë, në takimin e 3 majit. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 28,800 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1880 dollarë.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Investitorët, të shqetësuar për sistemin bankar dhe ekonominë në SHBA
Bursat europiane janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm, për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e ekonomisë globale dhe rreziqeve për kontaminimin e......

Kolegji Profesional Gjerman i Lartë i Teknologjisë, sistem dual arsimi. Kaçani: 50% e mësimit është praktikë, garanci për t’u punësuar brenda e jashtë vendit
https://www.youtube.com/watch?v=ShyTOm8193M Në Panairin e Punës dhe Aftësive nuk mund të mungonte edhe një ndër risitë më interesante në tregun e arsimit,......

“Domosdoshmëri politikat e zgjuara për kapitalin njerëzor!” - Shkollat profesionale të bashkëpunojnë me strukturat e turizmit
Dita-ditës për bizneset forca e punës po kthehet jetike për mbarëvajtjen e tyre. Kështu, thirrja e bizneseve është konsolidimi i duhur i hartimit të politikave......

Një punonjës i huaj “kushton” 3000 euro - Muça: Plotësimi i dokumentacioneve ka kosto në kohë dhe në para’
Eksperti Erjon Muça liston hapat që duhet të ndjekë për të punësuar një të huaj dhe kostot që sipërmarrësi shqiptar ka. “Minimalisht kushton 2500 deri në 3000......

Mbiçmimi i lekut “nderon” Qeverinë - Bie me 2 miliardë lekë borxhi publik në fund të tremujorit të parë
Pasi u rrit dy vitet e fundit me rreth 2 miliardë dollarë, borxhi publik ka shënuar një rënie të lehtë në tre muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave......

Çmimet e rritura ulin borxhin publik në nivele rekord - Huaja Qeveritare sa 63,2% e Produktit të Brendshëm Bruto në tremujorin e parë
Qeveria duket se është subjekti i vetëm që po i gëzohet rritjes së ccmimeve, jo vetëm prej shtimit me qindra miliona euro të të ardhurave buxhetore, të......

Sa është rritur pensioni mesatar në 2022? - Në qytet i pleqërisë vetëm me 91 lekë, i invaliditetit 875 lekë më shumë
Indeksimi me 9.5 % i kryer nga qeveria në vitin 2022 si pjesë e paketës së rezistencës sociale solli dhe ndryshimin në nivelin e pensionit mestar në vend. Për......

Çfarë mendojnë CEO-t për ekonominë shqiptare? - Anketa/ 36% e kompanive do të rrisin çmimet e produkteve dhe shërbimeve
Drejtorët ekzekutivë të bizneseve të mëdha në Shqipëri janë pesimistë për ecurinë ekonomike në vend, por jo vetëm . Në kushtet aktuale të ekonomisë dhe......