Shqipëria Postuar më 26 Prill 2023, 14:24

Mbiçmimi i lekut “nderon” Qeverinë - Bie me 2 miliardë lekë borxhi publik në fund të tremujorit të parë

Nga SCAN TV
Mbiçmimi i lekut “nderon” Qeverinë - Bie me 2

Pasi u rrit dy vitet e fundit me rreth 2 miliardë dollarë, borxhi publik ka shënuar një rënie të lehtë në tre muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, nga 1.378 trilionë lekë në fund të vitit të shkuar, borxhi publik ka rënë në 1.376 trilionë në fund të tremujorit të parë të vitit aktual. Borxhi në fund të tremujorit të parë është pakësuar me rreth 2 miliardë lekë.

Ndërkaq gjatë këtij viti është thelluar tendenca e huamarrjes së Qeverisë në tregun e brendshëm. Në fund të tremujorit të parë, rezulton se 744 miliardë lekë borxh janë marrë në tregun e brendshëm, ndërsa stoku i borxhit të jashtëm rezulton 632 miliardë lekë.

Një rënie e tillë e borxhit publik i detyrohet në masë të konsiderueshme vlerave shumë të larta të borxhit që janë marrë nga Qeveria shqiptare gjatë dy viteve të fundit, por edhe kursit të këmbimit. Në raportin e sapopublikuar të Bankës së Shqipërisë, borxhi i jashtëm llogaritet me kursin aktual të euros prej 113.2 lekësh. Por mbiçmimi i lekut i ka bërë edhe një nder tjetër qeverisë, duke i ulur në masë të ndjeshme kostot e shërbimit të borxhit të jashtëm

Viti 2023 e ka gjetur shtetin shqiptar me një nivel rekord borxhi publik, i cili për herë të parë ka kalur pragun prej 12 miliardë eurosh. Në dy vitet e fundit, Qeveria shqiptare ka shtuar borxhin publik me 2 miliardë euro, një tjetër vlerë rekord për sa i përket ritmeve të shtimit të tij.

Nga rreth 9.8 miliardë euro në vitin 2020, borxhi publik ka kërcyer në mbi 12 miliardë euro në fund të vitit 2022. Rënia i dedikohet në masë të madhe normave shumë të larta të borxhit të cilat janë marrë dy vitet e fundit.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat