Skema e pensioneve jep shenja “jete” - Ulet subvencioni nga shteti me 54 mln euro, të punësuarit paguan “faturën”

Skema e pensioneve në vend ka filluar të japë shenja jete” për herë të parë pas kaq shumë vitesh kur deficiti ishte në thellim gradual. Referuar të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore të analizuara nga SCAN TV ,vihet re se gjatë vitit 2022 të ardhurat nga kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore janë rritur me 20.2 miliardë lekë krahasimisht me vitin 2021, ndërsa shpenzimet janë rritur në një nivel më të ulët me afro 15.1 miliardë lekë, çka ka sjellë që deficiti i cili subvencionohet nga buxheti i shtetit të ulet me 6 miliardë lekë apo 54 milionë euro.
Konkretisht vitin që lamë pas janë mbledhur nga kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore 133.3 miliardë lekë, ndërsa janë shpenzuar 156.3 miliardë lekë. Subvencioni i buxhetit të shtetit për vitin 2022 arriti në 23 miliardë lekë. Por cilët janë faktorët që kanë ndikuar në shëndoshjen e skemës? Së pari është rritja e pagës minimale.
Kontributet e derdhura përgjatë vitit 2021 janë llogaritur mbi pagën minimale 30 mijë lekë në muaj, ndërsa gjatë vitit 2022 paga ka qenë 34 mijë lekë në muaj dhe po ashtu edhe paga maksimale mbi të cilën është llogaritur kontributi ka qenë më e lartë, çka ka bërë që qytetarët të paguajnë më shumë. Faktori i dytë lidhet me rritjen e numrit të kontribuuesve, ku ndikim pati aksioni antinformalitetit sa i takon futjes në skemë të punonjësve të padeklaruar por edhe deklarimit të pagave reale, çka solli më shumë përfitime në arkën e shtetit. Gjatë vitit të kaluar numri i kontribuuesve u regjistrua në afro 801 mijë, me një rritje prej 10.600 individësh.
Ndikim ka pasur edhe masa e kontributit mujor për të vetëpunësuarit, e cila është rritur përgjatë vitit 2022. Po ashtu ka luajtur rol edhe rënia e numrit të përfituesve të pensionit të pleqërisë. Në raportin e publikuar së fundmi nga Banka Botërore, thuhet se Shqipëria ka bërë përpjekje për të përmirësuar qëndrueshmërinë fiskale të sistemit të pensioneve, por ka një raport të ulët mbështetjeje që nënkupton se përqindja e të punësuarve që kontribuojnë në një plan pensioni është e ulët në krahasim me përqindjen e popullsisë së moshuar që përfiton pension, duke rekomanduar se qeveria duhet të luftojë me qëndrueshmërinë dhe përshtatshmërinë financiare.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Mercedes-Benz prezanton E-Class, modelin më të fundit të motorit me djegie!
Mercedes-Benz të martën lançoi modelin e fundit të motorit të ri me djegie, gjeneratën e ardhshme të E-Class, i cili do të ndërtohet në Gjermani dhe Kinë dhe......

Zbulohen pamjet e 'vertiportit' të parë në botë për taksi dhe makina fluturuese! (FOTOT)
Firma e njohur e arkitekturës në Mbretërinë e Bashkuar Foster + Partners ka lëshuar një koncept dizajni për një terminal "vertiport" për automjetet vertikale......

A është inflacioni thjesht një 'justifikim' për të rritur çmimet? Studimi zbulon se 80% e amerikanëve mendojnë se po!
Çmimet e larta supozohet të jenë njësoj të këqija si për konsumatorët ashtu edhe për bizneset. Por, ndërsa rritja e inflacionit sigurisht që ka dëmtuar......

Kush e drejton botën? Zbulohet në sondazhin e ri popullariteti i liderëve botërorë!
Sondazhi i publikuar rishtazi ka zbuluar se Joe Biden po përpiqet të ndryshojë rënien e tij në vlerësimin e publikut në mbarë botën, edhe pse aleatët kryesorë......

Pse vendet europiane po rrisin importin e gazit nga Azerbajxhani?!
Operatorët kombëtarë të sistemit të gazit të Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë dhe Sllovakisë ranë dakord të martën të nxisin transferimin e gazit natyror nga......

55% më shumë automjete elektrike të shitura në 2022 - Kina përbën pjesën më të madhe të tregut me 60% të tij
Shitjet e automjeteve elektrike u rritën në më shumë se 10 milionë vitin e kaluar, me Kinën që përbën afërsisht 60% të tregut, sipas një raporti nga Agjencia......

Paralajmërimi i fortë i Yellen: “Mospagimi i borxhit të SHBA-së do të shkaktonte një katastrofë ekonomike”!
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen paralajmëroi se dështimi i Kongresit për të rritur tavanin e borxhit të qeverisë - dhe mospagimi që do të pasonte......

Miliarderët investojnë në energji nga shkrirja bërthamore - Bezos, Gates, Altman mbështesin teknologjinë e re për energji të pafundme
Jeff Bezos , themeluesi i Amazon , Bill Gates , themeluesi i Microsoft , mega-investitori Peter Thiel dhe Marc Benioff, CEO i Salesforce Inc, por edhe Sam......