Bota Postuar më 26 Prill 2023, 10:17

Miliarderët investojnë në energji nga shkrirja bërthamore - Bezos, Gates, Altman mbështesin teknologjinë e re për energji të pafundme

Nga SCAN TV
Miliarderët investojnë në energji nga shkrirja bërthamore -

Jeff Bezos , themeluesi i Amazon , Bill Gates , themeluesi i Microsoft , mega-investitori Peter Thiel dhe Marc Benioff, CEO i Salesforce Inc, por edhe Sam Altman, njeriu pas startup-it OpenAI që prezantoi aplikacionin e diskutueshëm ChatGPT , janë disa nga themeluesit dhe investitorët ultra të pasur të teknologjisë, të cilët me entuziazëm investuan një pjesë të pasurisë së tyre në shkrirjen bërthamore. Arsyeja është sepse kjo teknologji e cila nëse dhe kur të prodhohet në mënyrë efektive, do të ketë aftësinë të ofrojë energji të pakufizuar, të lirë dhe mbi të gjitha të pastër. Me pak fjalë, për të zgjidhur problemin e dyfishtë të ekonomisw globale nga njëra anë, duke e çliruar atë nga çdo lloj varësie apo pamjaftueshmëri energjetike dhe nga ana tjetër duke u përballur në mënyrë efektive me kërcënimin e ndryshimeve klimatike.

Siç komenton një artikull i Wall Street Journal, këta sipërmarrës inovatorë shpresojnë të shfrytëzojnë procesin që prodhon energji të pafundme. Reaktorët bërthamorë konvencionalë përdorin procesin e ndarjes atomike për të prodhuar energji. Shkrirja bërthamore është në thelb procesi i kundërt, pasi ngjesh atomet duke i shkrirë ato në diçka më të rëndë. Ai nuk prodhon ndotës apo mbetje toksike, kjo është arsyeja pse mbështetësit e tij të zjarrtë argumentojnë se është energjia e së ardhmes dhe se do të luajë një rol vendimtar në përpjekjet globale për të luftuar ndryshimet klimatike. Pas dekadash përpjekjesh të mundimshme, është ende e diskutueshme nëse procesi që lind nga yjet mund të zbatohet në Tokë. Eksperimentet e këtij lloji kanë filluar që në vitet 1950 me shpenzime të mëdha dhe deri tani me rezultate të pamjaftueshme.

Tani, megjithatë, super të pasurit që kanë dominuar jetën tonë në dekadat e fundit, me arritjet e tyre teknologjike, po vënë bast se janë afër realizimit të një qëllimi të vendosur prej dekadash, që nuk është tjetër veçse përdorimi efikas i bërthamës në reaktorët e shkrirjes. Në të njëjtin projekt ka investuar edhe Bill Gates, i cili deklaron se “nuk ka kufi nëse arrin ta realizosh”. Sam Altman, i cili e afroi inteligjencën artificiale me një person mesatar muaj më parë dhe në të njëjtën kohë shkaktoi shqetësim global me aplikimin e ChatGPT, ka investuar 375 milionë dollarw.

Një kompani me bazë në Everett, Uashington përdor teknologjinë e shkrirjes magneto-inerciale dhe shpreson të dëshmojë se mund të prodhojë energji elektrike të pastër që në fillim të vitit të ardhshëm. Optimizmi nuk kufizohet vetëm me ta. Studiuesit dhe drejtuesit e kompanive, kryesisht në SHBA, Kanada dhe Europë, kanë punuar me një ritëm të ethshëm që nga gushti 2021, kur shkencëtarët në Laboratorin Kombëtar Livermore në Kaliforni pothuajse arritën të gjenerojnë një sasi të konsiderueshme energjie, më shumë se sa ishte kanalizuar në eksperiment lazer.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat