Bota Postuar më 26 Prill 2023, 10:03

Euro ngjitet sërish në mbi 1.1 USD - Aksionet e First Republic Bank bien me rreth 50%

Nga SCAN TV
Euro ngjitet sërish në mbi 1.1 USD - Aksionet e First Republic Bank

Euro i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë, për shkak të shqetësimeve në lidhje me shëndetin e sistemit bankar dhe ngadalësimin e ekonomisë globale. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 101.8, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me 0.5%. Megjithatë, gjatë këtij muaji ky indeks ka humbur rreth 0.8% të vlerës.

Aksionet e First Republic Bank ranë me rreth 50% në sesionin e kaluar amerikan, pasi banka raportoi një rënie të depozitave me rreth 100 miliardë dollarë në tremujorin e parë të këtij viti, duke rikthyer sërish shqetësimet për shëndetin e sistemit bankar.

Në dobësimin e besimit të investitorëve ka ndikuar edhe rënia e besimit konsumator në SHBA, në nivelin më të ulët në 9 muajt e fundit, gjatë prillit. Tashmë, analistët vlerësojnë 76% mundësi që Rezerva Federale të rrisë edhe me 25 pikë bazë, normën bazë të interesit në takimin e majit. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohe tnë rreth 28,400 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1870 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...