Shqipëria Postuar më 25 Prill 2023, 14:17

“Decentralizimi fiskal i bashkive, i vështirë” - Raporti: S’kanë kapacitete të thithin fondet e BE. Mirëqeverisja vendore kusht për integrimin

Nga SCAN TV
“Decentralizimi fiskal i bashkive, i vështirë” - Raporti:

Bashkitë nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për përthithjen e fondeve të Bashkimit Evropian, çka do rriste decentralizimin fiskal të pushtetit lokal. Ndërkohë që, procesi i integrimit përfshin edhe komponentin e mirëqeverisjes vendore dhe rajonalizimin.

Gjetjet i përkasin një dokumenti politikash, të hartuar nga organizatat e shoqërisë civile, me mbështetjen e Ambasadës Holandeze, në Tiranë, që trajton sfidat e decentralizimit financiar dhe gjendjen e pabarazisë rajonale në Shqipëri.

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Çështjet Ligjore, Dhurata Çupi e vuri theksin te financimi I diferencuar që bën qeveria, ndërsa sipas nënkryetares së Komisionit për Integrimin Evropian, Etilda Gjonaj tha se janë bërë hapa përpara në drejtim të procesit të integrimit në BE.

Gjetjet dhe rekomandimet e dokumentit të politikave do të jenë në dispozicion rë bashkive dhe organeve të reja, që do të dalin nga zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ola Mitre/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat