Shqipëria Postuar më 25 Prill 2023, 14:04

Kërkohet klimë e qendrueshme biznesi - Jaço: Investimet e huaja, nën potencial. Pronësia e prokurimet kanë nevojë për vëmendje

Nga SCAN TV
Kërkohet klimë e qendrueshme biznesi - Jaço: Investimet e

Investimet e drejtpërdrejta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë janë rritur ndjeshëm duke u regjistruar në 220 milionë euro në fund të vitit 2022, por sërish kjo shifër konsiderohet nën potencial.

Në takimin vjetor të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Presidenti Enio Jaço, theksoi se qëndrueshmëria e klimës së biznesit është shqetësimi kryesor i investitorëve të huaj.

E pranishme në takim, ambasadorja amerikane Yuri Kim, nënvizoi se është e rëndësishme që qeveria të dëgjojë kërkesat e Dhomës Amerikane të Tregtisë, si një grupim i fuqishëm i sipërmarrjeve, në mënyrë që të tërheqë sa më shumë investime.

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka nën kupolën e saj 240 kompani me të ardhura vjetore deri në 3 miliardë dollarë, të cilat kanë të punësuar afro 4 mijë punonjës.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat