Krifca bisedë online me homologun ukrainas: Mbështesim çdo mekanizëm që ul kostot për fermerët tanë dhe nuk rrit çmimet për konsumatorët

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca ka zhvilluar një bisedë online me ministrin ukrainas të Politikës Agrare dhe Ushqimit Mykola Solskyi ku temat kryesore të diskutimit ishin propozimi i një mekanizmi për të ulur kostot e transportit të grurit nga Ukraina drejt vendeve të tjera si dhe forcimi i zinxhirit tregtar.
Në kushtet e luftës në Ukrainë dhe vendimit të disa shteteve kufitare me të për ndalim të përkohshëm të importeve të grurit dhe produkteve të tjera bujqësore nga Ukraina, ministri ukrainas ka kërkuar një takim me ministren Krifca për të kërkuar mbështetje mbi propozimin e tyre ndaj Komisionit Evropian për pagesën e kompensimit për transportin e drithit nga Ukraina drejt Evropës. Ministrja Krifca është shprehur se si vend kandidat për anëtarërimin në BE, Shqipëria mbështet çdo mekanizëm apo politikë të Bashkimit Evropian, e cila ul kostot e prodhimit për fermerët shqiptarë si dhe garanton qëndrueshmëri çmimesh për konsumatorët në tregjet ushqimore.
Një kompensim i tillë do t`i mundësohej vendeve që ndodhen më larg nga kufiri ukrainas të marrin grurë me çmime të përshtatshme. Në të njëjtën kohë, fermerët në vendet fqinje të Ukrainës do të përjetonin më pak presion në lidhje me politikën e çmimeve duke e transmetuar këtë harmoni çmimesh edhe për vendet e tjera.
Biseda u zhvillua ndërsa mbahet në Luksemburg Këshilli i BE-së për Bujqësinë dhe Peshkimin.
Ministrja u ndal në masat e marra nga vendi ynë, me politikat e brendshme për bujqësinë, por edhe me bashkëpunimin rajonal për përballimin e pasigurive.
“Mbas agresionit rus ndaj Ukrainës, me Akt normativ u krijuar Bordi i Transparencës për monitorimin e çmimeve të produkteve bazë ushqimore, ku përfshihej edhe gruri. U përcaktua detyrimi për subjektet importues për të mbajtur rezerva 3 mujore. Gjithashtu u vunë në dispozicion garancia financiare shtetërore për të lehtësuar aksesin në financë të importuesve, u monitoruan çmimet e shitjes për të garantuar transparencë. Më tej është bërë dhe një punë e madhe për të përfshirë prodhimin dhe përpunimin e drithrave për herë të parë në programin e investimeve IPARD 3," tha Minisitrja Krifca, duke theksuar gjithashtu bashkëpunimin e suksesshëm për furnizimin me drithëra në rajonin e Ballkanit Perëndimor brenda organizmit të Open Balkan.
Krifca u shpreh se për të garantuar prodhimin e të së njëjtës sasi gruri dhe rritjen e prodhimit në vend, në vjeshtën e vitit 2022, nëpërmjet Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, u nis një masë e re për fermerët kultivues të grurit, nga i cili përfituan mbi 4000 fermerë.
“Marrëveshja e një tregtie të lirë të pacënuar nga efektet e luftës në Ukrainë siguron krijimin e pandërprerë të zinxhirit ushqimor në të gjitha vendet e Evropës apo të botës”, u shpreh ministrja.
SCAN
Sondazh

Kjo monedhë e rrallë 2 euro mund të vlejë një pasuri
Nëse jeni një entuziast i numizmatikës, do ta dini se disa monedha mund të vlejnë një pasuri. Por a e dini se ekziston një monedhë 2 euro që mund të vlejë......

“Perandoria e Bernard Arnault” - Vlera e tregut e kompanisë LVMH arrin mbi 500 miliardë dollarë
Nëse mbani një nga çantat e Louis Vuitton, ju jeni një nga kontribuesit e rëndësishëm në këtë perandori prej 500 miliardë dollarësh. Gjigandi francez i......

Banka Botërore: Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor të qëndrueshme pavarësisht rritjes së ulët!
Ekonomitë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor tregojnë elasticitet pavarësisht rritjes ekonomike që vlerësohet të moderohet në 2.6% në 2023 dhe rritjeve......

Pse përfundojnë në burg miliarderët e rinj? - Nga renditja e Forbes, në qelitë e burgut
Arrestimi i miliarderëve në moshë të re tashmë është bërë një pamje e zakonshme sipas britanikes Guardian. Të rinj, të suksesshëm, shumë prej të cilëve dikur......

Kodi tatimor italian “flet” edhe shqip - Guida e Agjencisë së të Hyrave tashmë përmban 17 gjuhë
Nga shqipja tek urdu, gjuha e folur në Pakistan, arabisht, rumanisht, etj. Kodi i identifikimit tatimor i lëshuar nga Agjencia e të Hyrave (Administrata......

Amerikanët blejnë më shumë marijuanë se çokollatë! - 90 miliardë dollarë kontribut në ekonominë e SHBA për 2022
Ndërsa gjithnjë e më shumë shtete amerikane legalizojnë përdorimin e kanabisit, amerikanët shpenzuan më shumë para vitin e kaluar për marihuanë sesa për......

“Arroganca” e dollarit dhe fuqia e arit - Rreziku i rënies së mëtejshme të monedhës amerikane
Sipas pjesës më të madhe të analistëve, një dollar amerikan i dobësuar nuk mund të humbasë pozicionin e tij si monedha dominuese në botë, sepse nuk ka "asnjë......

Reja e zezë mbi ekonominë e kontinentit të vjetër - Analistët shohin detajet dhe paralajmërojnë për rrezikun
Shifrat që kanë dalë në dritë javët e fundit kanë lehtësuar tregjet dhe nuk janë të paktë ata që argumentojnë se më e keqja për Europën ka mbaruar: aksionet......