Pse përfundojnë në burg miliarderët e rinj? - Nga renditja e Forbes, në qelitë e burgut

Arrestimi i miliarderëve në moshë të re tashmë është bërë një pamje e zakonshme sipas britanikes Guardian. Të rinj, të suksesshëm, shumë prej të cilëve dikur arritën një vend në renditjen e Forbes, sot përballen me burgun.
Charlie Javice
Vetëm pak vite më parë, Charlie Javice dukej e destinuar të ishte një nga gratë për të cilat do të flitej në vitet dhe në vijim. Kjo ndodhi, por për arsyen e gabuar.
Në vitin 2019, CEO-ja e teknologjisë zuri një vend në listën e Forbes ‘Under 30’ për punën e saj në një startup të quajtur Frank, të cilin ajo e përshkroi si "Amazona e arsimit të lartë". Ajo me sa duket ishte aq e suksesshme në të, sa JPMorgan e bleu kompaninë për 175 milionë dollarë në vitin 2021 dhe Javice u bë CEO në bankë. Ajo ndau lajmin në LinkedIn, duke u mburrur se në vetëm katër vjet Frank ishte rritur për t'u shërbyer "mbi 5 milionë studentëve në mbi 6 mijë kolegje". Rezulton se këto shifra mund të kenë qenë paksa të ekzagjeruara. Javice, 31 vjeç, u akuzua nga Departamenti i Drejtësisë për "fryrje të rreme dhe dramatike të numrit të klientëve në firmën e saj" në mënyrë që të bindte JPMorgan ta blinte atë. Sipas padisë, kompania kishte vetëm rreth 300 mijë klientë dhe prodhonte të dhëna për të treguar një bazë më të madhe klientësh. Ajo angazhoi një inxhinier të dhënash për të krijuar disa milionë klientë virtualë dhe JPMorgan, e cila ka rreth 240 mijë punonjës dhe paguan CEO-n e saj 34.5 milionë dollarë, nuk e zbuloi mashtrimin. Javice është akuzuar për mashtrim bankar dhe krime të tjera, të cilat parashikojnë një dënim maksimal prej 30 vjet burg. Javice ka mohuar të gjitha akuzat kundër saj.
Sam Bankman-Fried
Në vitin 2021, Sam Bankman-Fried, që prezantohej si një "altruist efektiv" u bë pjesë e listës së Forbes. Pas kolapsit dramatik të kriptove FTX, ai përballet me një mori akuzash që variojnë nga ryshfeti ndaj një qeverie të huaj deri te pastrimi i parave.
Caroline Ellison
Kolegu i tij Caroline Ellison, ish-bashkëdrejtoreshë ekzekutive e Alameda Research, iu bashkua listës në vitin 2022. Në dhjetor, Ellison u deklarua fajtor për shtatë akuza që sjellin një dënim maksimal prej 110 vjet burg.
Martin "Pharma Bro" Shkreli
Një tjetër ish-anëtar i listës Forbes është Martin “Pharma Bro” Shkreli, i cili ishte në kategorinë financiare të listës në vitin 2012. Ai u dënua me shtatë vite burg në vitin 2018 për mashtrim me letrat me vlerë, por u lirua nga burgu vitin e kaluar.
Trevor Milton
Trevor Milton, themeluesi i një kompanie kamionësh me hidrogjen të quajtur Nikola, ishte në listën e vitit 2020 si një nga miliarderët më të rinj në Forbes 400. 38-vjeçari pas prodhuesit të kamionëve me emetim zero, Nikola Motor, i është bashkuar radhëve të mijëvjeçarëve më të pasur të Amerikës pasi trefishoi vlerën e tij neto në më pak se një vit. Milton është akuzuar për mashtrim dhe është në pritje të dënimit në qershor.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kodi tatimor italian “flet” edhe shqip - Guida e Agjencisë së të Hyrave tashmë përmban 17 gjuhë
Nga shqipja tek urdu, gjuha e folur në Pakistan, arabisht, rumanisht, etj. Kodi i identifikimit tatimor i lëshuar nga Agjencia e të Hyrave (Administrata......

Amerikanët blejnë më shumë marijuanë se çokollatë! - 90 miliardë dollarë kontribut në ekonominë e SHBA për 2022
Ndërsa gjithnjë e më shumë shtete amerikane legalizojnë përdorimin e kanabisit, amerikanët shpenzuan më shumë para vitin e kaluar për marihuanë sesa për......

“Arroganca” e dollarit dhe fuqia e arit - Rreziku i rënies së mëtejshme të monedhës amerikane
Sipas pjesës më të madhe të analistëve, një dollar amerikan i dobësuar nuk mund të humbasë pozicionin e tij si monedha dominuese në botë, sepse nuk ka "asnjë......

Reja e zezë mbi ekonominë e kontinentit të vjetër - Analistët shohin detajet dhe paralajmërojnë për rrezikun
Shifrat që kanë dalë në dritë javët e fundit kanë lehtësuar tregjet dhe nuk janë të paktë ata që argumentojnë se më e keqja për Europën ka mbaruar: aksionet......

Shitësit me pakicë, të trembur nga inflacioni - Kërkesa e ngadaltë mbetet shqetësimi kryesor në nivel global
Pavarësisht nga shenjat fillestare se rritja e çmimeve po ngadalësohet, shitësit me pakicë në nivel global janë ende të shqetësuar për inflacionin që ul......

BE nënshkruan deklaratën për qendrën e energjisë së erës në Detin e Veriut!
Udhëheqësit dhe ministrat nga nëntë vende europiane nënshkruan një deklaratë në Belgjikë të hënën për të përshpejtuar vendosjen e energjisë së erës në det të......

Kosova bën 'hap historik' drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës - Kandidatura është miratuar me shumicë prej dy të tretave
Kosova ndërmori një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, mes kundërshtimeve nga Serbia. Sipas AFP, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës......

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Investitorët, të fokusuar te fitimet tremujore të korporatave
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë të fokusuar te fitimet tremujore të korporatave. Indeksi......