Kodi tatimor italian “flet” edhe shqip - Guida e Agjencisë së të Hyrave tashmë përmban 17 gjuhë

Nga shqipja tek urdu, gjuha e folur në Pakistan, arabisht, rumanisht, etj. Kodi i identifikimit tatimor i lëshuar nga Agjencia e të Hyrave (Administrata tatimore) tashmë është në 17 gjuhë. Agjencia ka publikuar një guidë për të lehtësuar komunitete të ndryshme që jetojnë dhe punojnë në Itali dhe për t’u lejuar atyre që të kenë një kod, i cili identifikon një qytetar në marrëdhëniet e tij me administratën publike dhe që është i nevojshëm për t’u regjistruar në Shërbimin Kombëtar Shëndetësor, ku ka mundësi të zgjedhë edhe mjekun.
Guida, përveçse përmban gjuhët kryesore europiane, si ato gjermane, franceze, angleze, spanjolle dhe portugeze, është realizuar për të ndihmuar edhe ata persona, të cilët flasin gjuhë të tjera, që nga ato të vendeve të tjera europiane, si shqip, sllovenisht, rumanisht, ukrainase dhe rusisht, por edhe të vendeve më të largëta, si arabisht, bengaleze, kineze, hindi, tagalog, që flitet në Filipine dhe urdu.
Çfarë është kodi i identifikimit tatimor, karakteristikat që shpjegojnë shkronjat dhe numrat dhe përse shërben e si lëshohet, janë informacionet që shpjegohen në guidën e Agjencisë, e cila ndalet edhe në modalitetet që duhet të ndiqen për të huajt që dëshirojnë ta marrin. Zakonisht, për shtetasit e huaj që mbërrijnë në Itali, kodi i identifikimit tatimor lëshohet ose në një sportel unik për imigracionin në çdo prefekturë, nëse kërkon bashkim familjar dhe për punësim, ose në kuesturë, zyrat e Policisë së Shtetit, për të huajt që kërkojnë modalitete të tjera për lejen e qendrimit.
Mekanizma të ndryshme parashikohen për qytetarët e huaj, të cilët kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare, si dhe për minorenët e huaj pa dokumente, ose të pa shoqëruar. Një procedurë speciale pritjeje është parashikuar edhe për refugjatët ukrainas, që kalon nëpërmjet kuesturës.
Të huajt, të cilët jetojnë e punojnë rregullisht në Itali, por që nuk kanë ende kodin e identifikimit tatimor, mund ta kërkojnë atë në çdo zyrë të Agjencisë së të Hyrave. Kërkesa duhet të motivohet dhe shoqërohet nga një dokument. E njëjta gjë vlen edhe për qytetarët e Bashkimit Europian, të cilët gjithsesi mund të përfitojnë Shërbimin Kombëtar Shëndetësor me dokumentin e lëshuar nga vendi i tyre i lindjes.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Amerikanët blejnë më shumë marijuanë se çokollatë! - 90 miliardë dollarë kontribut në ekonominë e SHBA për 2022
Ndërsa gjithnjë e më shumë shtete amerikane legalizojnë përdorimin e kanabisit, amerikanët shpenzuan më shumë para vitin e kaluar për marihuanë sesa për......

“Arroganca” e dollarit dhe fuqia e arit - Rreziku i rënies së mëtejshme të monedhës amerikane
Sipas pjesës më të madhe të analistëve, një dollar amerikan i dobësuar nuk mund të humbasë pozicionin e tij si monedha dominuese në botë, sepse nuk ka "asnjë......

Reja e zezë mbi ekonominë e kontinentit të vjetër - Analistët shohin detajet dhe paralajmërojnë për rrezikun
Shifrat që kanë dalë në dritë javët e fundit kanë lehtësuar tregjet dhe nuk janë të paktë ata që argumentojnë se më e keqja për Europën ka mbaruar: aksionet......

Shitësit me pakicë, të trembur nga inflacioni - Kërkesa e ngadaltë mbetet shqetësimi kryesor në nivel global
Pavarësisht nga shenjat fillestare se rritja e çmimeve po ngadalësohet, shitësit me pakicë në nivel global janë ende të shqetësuar për inflacionin që ul......

BE nënshkruan deklaratën për qendrën e energjisë së erës në Detin e Veriut!
Udhëheqësit dhe ministrat nga nëntë vende europiane nënshkruan një deklaratë në Belgjikë të hënën për të përshpejtuar vendosjen e energjisë së erës në det të......

Kosova bën 'hap historik' drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës - Kandidatura është miratuar me shumicë prej dy të tretave
Kosova ndërmori një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, mes kundërshtimeve nga Serbia. Sipas AFP, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës......

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Investitorët, të fokusuar te fitimet tremujore të korporatave
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë të fokusuar te fitimet tremujore të korporatave. Indeksi......

Nafta mbështetet nga rritja e kërkesës në Kinë - Fitimet kufizohen nga shtrëngimi i politikave monetare nga bankat qendrore
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa gjatë sesionit të kaluar amerikan rikuperoi një pjesë të humbjeve. Çmimet po mbështeten nga......