Shitësit me pakicë, të trembur nga inflacioni - Kërkesa e ngadaltë mbetet shqetësimi kryesor në nivel global

Pavarësisht nga shenjat fillestare se rritja e çmimeve po ngadalësohet, shitësit me pakicë në nivel global janë ende të shqetësuar për inflacionin që ul shpenzimet e konsumatorit, sipas një sondazhi të kryer nga Boston Consulting Group. Në Europë, shitësit me pakicë po luftojnë me ngadalësimin e shitjeve, pasi konsumatorët, ‘të shtrydhur’ nga faturat e larta të energjisë, shpenzojnë më pak për rroba dhe blejnë ushqime më të lira.
Në përgjithësi, rritja e kostos së mallrave, rënia e shpenzimeve konsumatore dhe zinxhirët e furnizimit të paparashikueshëm ishin shqetësimet kryesore për 561 drejtuesit, drejtorët dhe menaxherët globalë të shitjeve me pakicë të anketuar nga BCG për një raport të botuar ne prag të fillimit të Kongresit Botëror të Shitjes me Pakicë.
Kalimi i kostove më të larta tek blerësit ka të ngjarë të bëhet më i vështirë: 72% e të anketuarve thanë se prisnin që konsumatorët të ishin më të ndjeshëm ndaj çmimeve këtë vit. Kjo panoramë kufizon opsionet që shitësit me pakicë kanë për të rikuperuar dhe luftuar kostot e larta të inputeve, dhe krijon vështirësi të reja që shitësit me pakicë duhet të luftojnë, të tilla si zhvendosja e sjelljes së konsumatorit drejt produkteve dhe segmenteve specifike të klientëve.
Kur blejnë mallra ushqimore, për shembull, konsumatorët në Britani i kanë dhënë përparësi përballueshmërisë mbi cilësitë e tjera, me ndikime negative në të ushqyerit. Përveç rritjes së çmimeve dhe rinegocimit me furnitorët, shitësit me pakicë duhet të bëhen krijues për t'i bërë blerësit të kthehen, me shumë investim në programet e besnikërisë, promovimet e çmimeve dhe përmirësimet në përvojën e klientit në internet, sipas sondazhit.
Autorët e raportit thanë se shitësit me pakicë duhet të investojnë në inteligjencën artificiale për të përmirësuar strategjitë e tyre të çmimeve dhe marketingut duke përdorur algoritme. Shumica e shitësve me pakicë jashtë Azisë po neglizhojnë IA dhe po humbasin përfitimet e mundshme shtesë që ajo ofron.
Azia ishte një pikë e fortë për sa i përket pritshmërive të shitësve me pakicë, me 76% të të anketuarve në sondazh që prisnin që ekonomia e rajonit të rritet këtë vit pas rihapjes së Kinës pas bllokimeve të gjata të COVID-19. Shitësit me pakicë ishin më optimistë për Amerikën e Veriut sesa për Europën, me 68% që parashikonin rritje në të parën dhe 54% në të dytën.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

BE nënshkruan deklaratën për qendrën e energjisë së erës në Detin e Veriut!
Udhëheqësit dhe ministrat nga nëntë vende europiane nënshkruan një deklaratë në Belgjikë të hënën për të përshpejtuar vendosjen e energjisë së erës në det të......

Kosova bën 'hap historik' drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës - Kandidatura është miratuar me shumicë prej dy të tretave
Kosova ndërmori një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, mes kundërshtimeve nga Serbia. Sipas AFP, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës......

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Investitorët, të fokusuar te fitimet tremujore të korporatave
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë të fokusuar te fitimet tremujore të korporatave. Indeksi......

Nafta mbështetet nga rritja e kërkesës në Kinë - Fitimet kufizohen nga shtrëngimi i politikave monetare nga bankat qendrore
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa gjatë sesionit të kaluar amerikan rikuperoi një pjesë të humbjeve. Çmimet po mbështeten nga......

Euro, pranë nivelit më të lartë në 1 vit - Mbështetet nga pritshmëritë se BQE mund të rrisë interesat me 50 pikë bazë
Euro ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi analistët parashikojnë se Rezerva Federale do t’i rrisë normat e interesit edhe në takimin e......

Rënie e fortë për Dollarin, Paundin dhe Euron!
Dollari amerikan ka pësuar këtë mëngjes një rënie të fortë të vlerës pasi ka rritur në gati 11 lekë teksa është blerë me 100.4 lekë dhe është shitur me 101.5......

“Paga minimale në 60 mijë lekë” - Rama thirrje bizneseve: Rrisni standardet punonjësve! Jeni në konkurrencë me vendet e zhvilluara!
Kreu i Qeverisë Edi Rama gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit nga qyteti i Durrësit deklaroi se punëtorët janë objektivi kryesor i qeverisë. Rama......

Numri i vetëprodhuesve të energjisë arrin në 1025 - ERE: Shtrenjtimi i çmimit solli rritje të instalimeve
Numri total i konsumatorëve që mbajnë statusin e vetëprodhuesit të energjisë elektrike arriti në 1025 në fund të vitit 2022, ndërkohë që kapaciteti total i......