Turizmi vijon me rekorde edhe në mars - Tejkalohen 7 vitet e fundit. Rreth 1 milion të huaj në Shqipëri gjatë 3-mujorit të parë

Janë regjistruar gjithsej rreth 847 mijë hyrje në territorin e Shqipërisë gjatë mujait mars të këtij viti, nga të cilat rreth 384 mijë janë shtetas të huaj, sipas të dhënave më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Krahasuar me numrin e hyrjeve gjithsej gjatë marsit të vitit të kaluar rritja vjetore shënohet në 33.8%. Ky tregues gjithashtu ka kaluar shifrat e muajve mars të shtatë viteve të fundit, referuar publikimeve të mëparshme të lëvizjes së shtetasve.
Nëse do të analizonim vetëm hyrjet e shtetave të huaj përgjatë muajit mars të këtij viti vihet re se rritja arrin në 39.2%. Shifrat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 462,617. Ky numër është rritur me 29.6%, krahasuar me muajin mars të vitit 2022. Po të flasim në terma tremujorësh, gjatë tremujorit të parë 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është rreth 1 milion. Ky numër është rritur me 59.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Në mars 2023, rajoni me numrin më të lartë të origjinës s 137 hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 369,935 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore , përkatësisht me 8,952 dhe 2,183 shtetas.
Nga ana tjetër, edhe daljet e shtetasve shqiptarë përgjatë muajit mars të këtij viti, por edhe përgjatë tremujorit të parë të vitit regjistrojnë rritje. Sipas shifrave edhe numri i daljeve në mars ka prekur rekord që nga viti 2016-të. Në mars rritja e daljeve për shqiptarët regjistrohet me 19.2%, krahasuar me të njejtin muaj të vitit 2022. Në total për marsin daljet gjithsej janë regjistruar në 842,428 dhe rritja shënohet në 22.3%.
“Scan Intel” ndër të tjera ka analizuar edhe hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë sipas qëllimeve. Hyrjet për qëllime personale regjistrohen më shumë në numër se ato për qëllime profesionale, por për të dy qëllimet numi i hyrjeve ka shënuar rritje. Në grupin e hyrjeve personale, nëngrupi për pushime dhe vizita tek të afërmit zë peshën më të madhe duke arritur në rreth 354 mijë hyrje. Rritjen më të lartë të hyrjeve e kanë ato transit me 64.6%, ndërkohë me rënie paraqiten hyrjet per trajtime shëndetësore dhe ato për qëllime fetare, krahasuar me muajin mars të vitit 2022.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Krifca bisedë online me homologun ukrainas: Mbështesim çdo mekanizëm që ul kostot për fermerët tanë dhe nuk rrit çmimet për konsumatorët
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca ka zhvilluar një bisedë online me ministrin ukrainas të Politikës Agrare dhe Ushqimit Mykola Solskyi ku......

Kjo monedhë e rrallë 2 euro mund të vlejë një pasuri
Nëse jeni një entuziast i numizmatikës, do ta dini se disa monedha mund të vlejnë një pasuri. Por a e dini se ekziston një monedhë 2 euro që mund të vlejë......

“Perandoria e Bernard Arnault” - Vlera e tregut e kompanisë LVMH arrin mbi 500 miliardë dollarë
Nëse mbani një nga çantat e Louis Vuitton, ju jeni një nga kontribuesit e rëndësishëm në këtë perandori prej 500 miliardë dollarësh. Gjigandi francez i......

Banka Botërore: Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor të qëndrueshme pavarësisht rritjes së ulët!
Ekonomitë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor tregojnë elasticitet pavarësisht rritjes ekonomike që vlerësohet të moderohet në 2.6% në 2023 dhe rritjeve......

Pse përfundojnë në burg miliarderët e rinj? - Nga renditja e Forbes, në qelitë e burgut
Arrestimi i miliarderëve në moshë të re tashmë është bërë një pamje e zakonshme sipas britanikes Guardian. Të rinj, të suksesshëm, shumë prej të cilëve dikur......

Kodi tatimor italian “flet” edhe shqip - Guida e Agjencisë së të Hyrave tashmë përmban 17 gjuhë
Nga shqipja tek urdu, gjuha e folur në Pakistan, arabisht, rumanisht, etj. Kodi i identifikimit tatimor i lëshuar nga Agjencia e të Hyrave (Administrata......

Amerikanët blejnë më shumë marijuanë se çokollatë! - 90 miliardë dollarë kontribut në ekonominë e SHBA për 2022
Ndërsa gjithnjë e më shumë shtete amerikane legalizojnë përdorimin e kanabisit, amerikanët shpenzuan më shumë para vitin e kaluar për marihuanë sesa për......

“Arroganca” e dollarit dhe fuqia e arit - Rreziku i rënies së mëtejshme të monedhës amerikane
Sipas pjesës më të madhe të analistëve, një dollar amerikan i dobësuar nuk mund të humbasë pozicionin e tij si monedha dominuese në botë, sepse nuk ka "asnjë......