Shqipëria Postuar më 25 Prill 2023, 14:02

Drejtues për një ditë! 40 nxënës të programit “Junior Achievement” marrin pozicione drejtuese në kompani private

Nga SCAN TV
Drejtues për një ditë!  40 nxënës të programit

40 nxënës nga gjimnaze të ndryshme të vendit të cilët kanë ndjekur programin e “Junior  Achievement of Albania,”  kanë sfiduar veten duke u bërë drejtues për një ditë në kompani të ndryshme private të cilat hapën dyert për të mirëpritur të rinjtë. Disa prej gjimnazistëve u mirëpritën nga kompania Balfin Group.

Por ndërsa të rinjtë  treguan se janë gati për tregun e punës, Ministria e Sipërmarrjes iu jep edhe mundësinë për të ndërtuar startup-et e tyre.

Gjimnazistët janë trajnuar për një periudhë 6 mujore përmes një moduli mësimor të “Junior  Achivement of Albania, organizatë e dedikuar në edukimin e nxënësve prej 10 vitesh,  në përgatitjen e fuqisë punëtore dhe sipërmarrjes përmes programeve praktike. Në fund të eventit janë ndarë edhe certifikatat për të rinjtë që u përballën me tregun e punës.

Elisabeta Dosku/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat