Shqipëria Postuar më 25 Prill 2023, 14:15

Në fokus, zhvillimi dhe rritja ekonomike - Salinas: Investimet e radhës synojnë Bujqësinë dhe Turizmin

Nga SCAN TV
Në fokus, zhvillimi dhe rritja ekonomike - Salinas: Investimet e

Në forumin e Klimës së Biznesit temë kryesore është sfida e rritjes dhe produktiviteti si çështjet kyçe në rritjen ekonomike dhe prosperitetin e një vendi. Ky forum vjen në momentin ku qeveria shqiptare ka fokus diskutimi zhvillimin dhe rritjen ekonomike.

“Ky forum është mundësi e mirë për të diskutuar apo reflektuar se në çfarë pike jemi në Shqipëri përsa i përket politikave dhe masave të qeverisë. Një nga vendimet më të rëndësishme të kohëve të fundit të qeverisë shqiptare lidhet me reformën e thellë që ne parashikojmë të bëjmë të sistemit të pagave”, tha zv. kryeministrja Belinda Balluku.

Por si e sheh Banka Botërore ndërhyrjen e nevojshme për të nxitur rritje dhe produktivitetin Ndërkohë përfaqësuesi i bankës Botërore Emanuel Salinas theksoi se pavarësisht rritjes së çmimeve ekonomia shqiptare ka një rritje të qëndrueshme ekonomike.

“Ne shohim një potencial për Shqipërinë, se është rritur në mënyrë të qëndrueshme pavarësisht rritjes së çmimeve, dhe ka prova të forta që e tregojnë. Rritja e produktivitetit është një nga fushat kyçe ku ne duhet të fokusohemi. Por së pari duhen punë më të mira në sektorin privat, rritja e kapitalit njerëzor si dhe qëndrueshmëria.”

Ndërkohë në fjalën e tij Salians shtoi se investimet e së ardhms për rritjen e produktivitetit janë në sektorin e Bujqësisë dhe të Turizmit.

“Investimet duhet të lidhjen dhe me rritjen e produktivitetit dhe paratë të vijnë nga diku për të investuar në sektorë të tillë. Së bashku me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural jemi duke investuar për rritjen e produktivitetit  dhe qëndrueshmërinë e sektorit bujqësor, gjithashtu edhe për rritjen e kapaciteteve të institucioneve shqiptare për të rritur atë. Ne gjithashtu po mbështesim sektorin e turizmit që është kryesor për Shqipërinë. Nëjra nga këto është dhe investimet nga qytetet e trashëgimisë kulturore si rasti i Gjirokastrës.”

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat