Tregjet europiane zgjerojnë humbjet - Investitorët, të shqetësuar për shëndetin e sistemit bankar

Bursat europiane janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi në sipërfaqe kanë dalë sërish shqetësimet mbi shëndetin e sistemit bankar global. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.5%, ndërsa sektori i teknologjisë realizon humbjet më të mëdha, në rënie me 1.3%.
Për sa i përket korporatave, banka britanike Standard Chartered raportoi një rritje të fitimeve me 21%, përpara taksave. Por, pavarësisht kësaj, aksionet e bankës ranë me rreth 0.5% në hapje të tregtisë së sotme.
Edhe shumica e tregjeve aziatike patën një tendencë në rënie, gjatë sesionit të sotëm. Ndërkohë, banka amerikane First Republic Bank ra me rreth 50% në sesionin e kaluar, pasi raportoi një rënie të nivelit të depozitave me rreth 104 miliardë dollarë, në tremujorin e parë të këtij viti.
Sektori iu teknologjisë po realizon humbje të konsiderueshme gjatë këtij viti, për shkak të problemeve me furnizimin. Gjatë ditës së sotme, investitorët po presin edhe Prodhimin e Brendshëm Bruto në Itali, për tremujorin e parë të këtij viti, dhe besimin konsumator në Gjermani.
SCAN
Sondazh

Nafta rikuperon pjesërisht humbjet - Mbështetet nga rënia e rezervave në SHBA, javën e kaluar
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, pasi të dhënat e industrisë në SHBA treguan një rënie domethënëse të rezervave, gjatë javës së......

‘Persona pa leje qëndrimi apo pune’ – Gjermania nis kontrolle masive të punësimit ilegal në ndërtim!
Aksioni i doganës gjermane të martën ishte pjesë e një kontrolli të përgjithshëm kundër punës në të zezë në Gjermani qëllimi i së cilit ishte të kontrollohej......

Sërish ditë e ‘zymtë’ në tregun valutor – Dollari, Euro dhe Franga humbasin sërish pikë!
Dollari amerikan ka mbetur sërish edhe këtë mëngjes nën pragun e 101 lekë teksa vijon të humbasë pikë duke u blerë sot me 100.5 lekë dhe duke u shitur me 101.7......

BB, parashikime pesimiste për Shqipërinë - Rritja ekonomike do të tkurret. Kontribues kryesor, sektori i ndërtimit
Përsa i përket perspektivës dhe rreziqeve për Shqipërinë, Banka Botërore thekson se rritja ekonomike për vitin 2023 pritet të mbetet e ulët, ndërsa eksportet,......

“Decentralizimi fiskal i bashkive, i vështirë” - Raporti: S’kanë kapacitete të thithin fondet e BE. Mirëqeverisja vendore kusht për integrimin
Bashkitë nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për përthithjen e fondeve të Bashkimit Evropian, çka do rriste decentralizimin fiskal të pushtetit lokal. Ndërkohë......

Në fokus, zhvillimi dhe rritja ekonomike - Salinas: Investimet e radhës synojnë Bujqësinë dhe Turizmin
Në forumin e Klimës së Biznesit temë kryesore është sfida e rritjes dhe produktiviteti si çështjet kyçe në rritjen ekonomike dhe prosperitetin e një vendi. Ky......

“Bursa e energjisë, sfidë përdorimi nga operatorët privatë” - Komuniteti i Energjisë: Likuiditeti, duhet operimi brenda së njëjtës ditë dhe bashkim i tregjeve
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë e konsideron si hap pozitiv nisjen e operimeve të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX por thekson se sfidë......

Kërkohet klimë e qendrueshme biznesi - Jaço: Investimet e huaja, nën potencial. Pronësia e prokurimet kanë nevojë për vëmendje
Investimet e drejtpërdrejta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë janë rritur ndjeshëm duke u regjistruar në 220 milionë euro në fund të vitit......