‘Persona pa leje qëndrimi apo pune’ – Gjermania nis kontrolle masive të punësimit ilegal në ndërtim!

Aksioni i doganës gjermane të martën ishte pjesë e një kontrolli të përgjithshëm kundër punës në të zezë në Gjermani qëllimi i së cilit ishte të kontrollohej respektimi i detyrimit të sigurimeve sociale dhe pagës minimale, si edhe zbulimi i punës ilegale. Në të gjithë Gjermaninë u angazhuan për kontrolle 3400 punonjës të doganës gjermane, sipas të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës.
Në fokus ishin sidomos kantieret e mëdha të ndërtimit, ku shpesh gjenden raste të punësimit ilegal. Prej vitesh në Gjermani gjenden mijëra vetë nga Ballkani, që punojnë sidomos në kantieret e ndërtimit në të zezë dhe në kushte të këqija pune. Sipas një zëdhënësi të Doganës Qendrore të Shvainfurtit "sektori i ndërtimit është shumë i prekur nga puna në të zezë dhe punësimi ilegal".
Vetëm në landin e Meklenburg-Pomeranisë u kontrolluan 610 vetë dhe në 48 raste u gjetën persona pa dokumente të rregullta që duhen verifikuar më tej. Në Hannover në një kantier ndërtimi nga 69 të punësuar, u gjetën 47 persona me dokumente të pasakta, që po ashtu do të kontrollohen më tej. Edhe në landin Renani Veriore-Vestfali u bënë kontrolle nga qindra punonjës të doganës.
Në Köln nga 350 persona të kontrolluar në ndërtim u gjetën 30 vetë që punonin në të zezë. Pra gati çdo i dhjeti person. Shumica u gjetën në një kantier ndërtimi në Këln-Dojtc. Jens Ahland, zëdhënës i Doganës Qendrore të Köln tha se "bëhet fjalë të kontrollohet nëse punëtorët kanë lejen e punës, apo nëse marrin asistencë sociale dhe natyrisht nëse punëdhënësit e respektojnë dhënien e pagës minimale".
Përmes punës ilegale shtetit gjerman i shkaktohet një dëm i madh financiar pasi vetëm vitin e kaluar u kontrolluan në 15.000 raste punëdhënësit e sektorit të ndërtimit. Në më shumë se 21 mijë raste pati procedime hetimore vitin e kaluar dhe dëmi i shkaktuar sipas doganës kapi shifrën e 375 milionë eurove. DW
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Sërish ditë e ‘zymtë’ në tregun valutor – Dollari, Euro dhe Franga humbasin sërish pikë!
Dollari amerikan ka mbetur sërish edhe këtë mëngjes nën pragun e 101 lekë teksa vijon të humbasë pikë duke u blerë sot me 100.5 lekë dhe duke u shitur me 101.7......

BB, parashikime pesimiste për Shqipërinë - Rritja ekonomike do të tkurret. Kontribues kryesor, sektori i ndërtimit
Përsa i përket perspektivës dhe rreziqeve për Shqipërinë, Banka Botërore thekson se rritja ekonomike për vitin 2023 pritet të mbetet e ulët, ndërsa eksportet,......

“Decentralizimi fiskal i bashkive, i vështirë” - Raporti: S’kanë kapacitete të thithin fondet e BE. Mirëqeverisja vendore kusht për integrimin
Bashkitë nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për përthithjen e fondeve të Bashkimit Evropian, çka do rriste decentralizimin fiskal të pushtetit lokal. Ndërkohë......

Në fokus, zhvillimi dhe rritja ekonomike - Salinas: Investimet e radhës synojnë Bujqësinë dhe Turizmin
Në forumin e Klimës së Biznesit temë kryesore është sfida e rritjes dhe produktiviteti si çështjet kyçe në rritjen ekonomike dhe prosperitetin e një vendi. Ky......

“Bursa e energjisë, sfidë përdorimi nga operatorët privatë” - Komuniteti i Energjisë: Likuiditeti, duhet operimi brenda së njëjtës ditë dhe bashkim i tregjeve
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë e konsideron si hap pozitiv nisjen e operimeve të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX por thekson se sfidë......

Kërkohet klimë e qendrueshme biznesi - Jaço: Investimet e huaja, nën potencial. Pronësia e prokurimet kanë nevojë për vëmendje
Investimet e drejtpërdrejta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë janë rritur ndjeshëm duke u regjistruar në 220 milionë euro në fund të vitit......

Drejtues për një ditë! 40 nxënës të programit “Junior Achievement” marrin pozicione drejtuese në kompani private
40 nxënës nga gjimnaze të ndryshme të vendit të cilët kanë ndjekur programin e “Junior Achievement of Albania,” kanë sfiduar veten duke u bërë drejtues për......

Turizmi vijon me rekorde edhe në mars - Tejkalohen 7 vitet e fundit. Rreth 1 milion të huaj në Shqipëri gjatë 3-mujorit të parë
Janë regjistruar gjithsej rreth 847 mijë hyrje në territorin e Shqipërisë gjatë mujait mars të këtij viti, nga të cilat rreth 384 mijë janë shtetas të huaj,......