Bota Postuar më 26 Prill 2023, 09:59

Nafta rikuperon pjesërisht humbjet - Mbështetet nga rënia e rezervave në SHBA, javën e kaluar

Nga SCAN TV
Nafta rikuperon pjesërisht humbjet - Mbështetet nga rënia e

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, pasi të dhënat e industrisë në SHBA treguan një rënie domethënëse të rezervave, gjatë javës së kaluar. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 81 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 77 dollarë për fuçi. Referuar të dhënave të Institutit Amerikan të Naftës, rezervat e naftës bruto ranë më 6.1 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 21 prill, ndërsa analistët e anketuar nga Reuters parashikonin një rënie me 1.5 milionë fuçi.

Në sesionin e kaluar, çmimet e naftës ranë me rreth 2%, pasi besimi konsumator ra në nivelin më të ulët në 9 muajt e fundit, gjatë prillit, duke rikthyer shqetësimet për një recesion në ekonominë më të madhe në botë.

Investitorët janë të shqetësuar se, rritja e interesave nga Rezerva Federale, Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Anglisë do të ngadalësojë rritjen ekonomike globale, për rrjedhojë edhe kërkesën për naftë. Në këtë mënyrë, është zbehur efekti në rritje i çmimeve, nga vendimi i OPEC+ për të ulur prodhimin edhe me 1.16 milionë fuçi, deri në fund të këtij viti.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...