Shqipëria Postuar më 26 Prill 2023, 14:19

Çfarë mendojnë CEO-t për ekonominë shqiptare? - Anketa/ 36% e kompanive do të rrisin çmimet e produkteve dhe shërbimeve

Nga SCAN TV
Çfarë mendojnë CEO-t për ekonominë shqiptare? -

Drejtorët ekzekutivë të bizneseve të mëdha në Shqipëri janë pesimistë për ecurinë ekonomike në vend, por jo vetëm . Në kushtet aktuale të ekonomisë dhe pasojave të luftës Rusi-Ukrainë në tregjet ndërkombëtare, 46% e CEO-ve në Shqipëri planifikojnë të ulin kostot dhe 34% prej tyre mendojnë të  rrisin çmimet. Por shumica nuk planifikojnë të reduktojnë fuqinë punëtore, duke qenë se janë përballur me një fenomen në rritje të largimit të forcës punëtore të kualifikuar drejt tregjeve evropiane të punës.

Të dhënat tregojnë përgjigjet e CEO-ve shqiptarë ndaj pyetjeve të Anketës së 26-të Vjetore të CEO-ve të PwC. Ndërkohë, 76% e CEO-ve shqiptarë besojnë se ekonomia globale do të bjerë në 12 muajt e ardhshëm. Pikëpamja pesimiste e CEO-ve shqiptarë për rritjen e ekonomisë globale reflektohet edhe në perspektivat e rritjes së kompanisë së tyre. 49% besojnë se inflacioni është shqetësimi kryesor në 12 muajt e ardhshëm dhe gjithashtu është shqetësimi më i madh gjatë pesë viteve të ardhshme, i ndjekur nga rreziku kibernetik dhe paqëndrueshmëria makroekonomike.

46% e CEO-ve shqiptarë nuk mendojnë se kompanitë e tyre do të jenë ekonomikisht të qëndrueshme pas një dekade nëse vazhdojnë në rrugën e tyre aktuale. Lajmi i mirë është që  drejtuesit e kompanive shohin nevojën për ndryshim - dhe po mendojnë gjithashtu për hapat që u duhen për të arritur atje. Në nivel global, 4410 CEO iu përgjigjën Anketës së 26-të Vjetore të CEO-ve të PwC.

Elisabeta Dosku/ SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat