Sa është rritur pensioni mesatar në 2022? - Në qytet i pleqërisë vetëm me 91 lekë, i invaliditetit 875 lekë më shumë

Indeksimi me 9.5 % i kryer nga qeveria në vitin 2022 si pjesë e paketës së rezistencës sociale solli dhe ndryshimin në nivelin e pensionit mestar në vend. Për kategori të ndryshme ky indeksim u përkthye në vlera të ndryshme. Nga të dhënat e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2022 për pensionet mesatare urbane rezulton se ky indeksim u përkthye në 91 lekë më shumë për pensionin e pleqërisë duke arritur vlerën 17 mijë e 350 lekë.
Kjo ëshët dhe kategoria e cila përfitoi më pak në qytet. Ndërkohë me 875 lekë më shumë u rrit pensioni i invaliditetit (15 mijë e 939 lekë) dhe 658 lekë më shumë për atë familjar I cili në 2022 arriti vlerën 8 mijë e 118 lekëve.
Nga ana tjetër në zonat rurale ky indeksim përfshiu një rritje të pensionit mesatar të pleqërisë me 693 lekë më shumë duke arritur vlerën e 10 mijë e 349 lekëve. Pensioni i Invaliditetit në fshat u rrit me 85 lekë (8 mijë e 280 lekëve) i cili krahasuar edhe me qytetin pësoi rritjen më të ulët.
Indeksimi i pensioneve u krye në dy faza në 2022 si një masë për përballimin e krizës, ku për herë të fundit indeksimi nga qeveria u rregjistrua në muajin shtator me 6%. Numri i pensionistëve në zonat urbane regjistroi një rritje në 2022 me 19 mijë e 386 persona më shumë ndërsa në zonat rurale një ulje me 6 mijë e 276 persona. Aktualisht 585 mijë e 809 pensionistë jetojnë në qytet dhe 101 mijë e 114 në fshat.
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

Çfarë mendojnë CEO-t për ekonominë shqiptare? - Anketa/ 36% e kompanive do të rrisin çmimet e produkteve dhe shërbimeve
Drejtorët ekzekutivë të bizneseve të mëdha në Shqipëri janë pesimistë për ecurinë ekonomike në vend, por jo vetëm . Në kushtet aktuale të ekonomisë dhe......

Rrugët e jugut do të ndriçohen me energji diellore - Korçë, Gjirokastër e Sarandë. ARRSH: Do të ulet numri i aksidenteve
Rrugët kryesore të jugut në vendin tonë pritet të ndriçohen nga energjia diellore nëpërmjet paneleve foto-voltaike duke mos u varur më nga rrjeti me energji......

Skema e pensioneve jep shenja “jete” - Ulet subvencioni nga shteti me 54 mln euro, të punësuarit paguan “faturën”
Skema e pensioneve në vend ka filluar të japë shenja jete” për herë të parë pas kaq shumë vitesh kur deficiti ishte në thellim gradual. Referuar të dhënave......

Mercedes-Benz prezanton E-Class, modelin më të fundit të motorit me djegie!
Mercedes-Benz të martën lançoi modelin e fundit të motorit të ri me djegie, gjeneratën e ardhshme të E-Class, i cili do të ndërtohet në Gjermani dhe Kinë dhe......

Zbulohen pamjet e 'vertiportit' të parë në botë për taksi dhe makina fluturuese! (FOTOT)
Firma e njohur e arkitekturës në Mbretërinë e Bashkuar Foster + Partners ka lëshuar një koncept dizajni për një terminal "vertiport" për automjetet vertikale......

A është inflacioni thjesht një 'justifikim' për të rritur çmimet? Studimi zbulon se 80% e amerikanëve mendojnë se po!
Çmimet e larta supozohet të jenë njësoj të këqija si për konsumatorët ashtu edhe për bizneset. Por, ndërsa rritja e inflacionit sigurisht që ka dëmtuar......

Kush e drejton botën? Zbulohet në sondazhin e ri popullariteti i liderëve botërorë!
Sondazhi i publikuar rishtazi ka zbuluar se Joe Biden po përpiqet të ndryshojë rënien e tij në vlerësimin e publikut në mbarë botën, edhe pse aleatët kryesorë......

Pse vendet europiane po rrisin importin e gazit nga Azerbajxhani?!
Operatorët kombëtarë të sistemit të gazit të Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë dhe Sllovakisë ranë dakord të martën të nxisin transferimin e gazit natyror nga......