Europa Postuar më 27 Prill 2023, 09:44

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Investitorët, të shqetësuar për sistemin bankar dhe ekonominë në SHBA

Nga SCAN TV
Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Investitorët, të

Bursat europiane janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm, për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e ekonomisë globale dhe rreziqeve për kontaminimin e sektorit bankar. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.2%, ndërsa sektori bankar realizon humbjet më të mëdha. Aksionet e Deutsche Bank ranë me 1.3%, pavarësisht se banka raportoi fitime për të 11-in muaj me radhë.

Edhe sektori i mediave dhe shitjeve me pakicë po qëndron në rënie me rreth 1%. Ndërkohë, aksionet e First Republic Bank ranë me rreth 30% në sesionin e kaluar, pas rënies me rreth 50% të martën, sepse banka raportoi një rënie të depozitave me rreth 40% ose me 104 miliardë dollarë në tremujorin e parë të këtij vit.

Investitorët po presin edhe të dhënat mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto në SHBA, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme. Ndërkohë, Samsung Electronics njoftoi një rënie të fitimeve me rreth 87% në tremujorin e parë të këtij vit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rreth 1 miliardë dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat