“Domosdoshmëri politikat e zgjuara për kapitalin njerëzor!” - Shkollat profesionale të bashkëpunojnë me strukturat e turizmit

Dita-ditës për bizneset forca e punës po kthehet jetike për mbarëvajtjen e tyre. Kështu, thirrja e bizneseve është konsolidimi i duhur i hartimit të politikave të kapitalit njerëzor të sektorëve prioritar.
Nikolin Jaka shprehet: “Duhet të ndërgjegjësohemi për një sfidë, që qeveria shqiptare të hartojë politika të zgjuara për të ardhmen e vendit tonë. Në radhë të parë politika të zgjuara për kapitalin njerëzor dhe hartimin e politikave dhe sektorët prioritar të zhvillimit të ekonomisë pra kush janë potencialet reale për të performuar dhe për ta kthyer në vlerë të shtuar për sipërmarrjen private investimin në këto sektorë. Nëse nuk i kemi këto sektorë për sipërmarrjen private, atëherë do të jemi në retorikën 30-vjeçare.
Ndërkohë sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve turistike në Shqipëri, fuqia punëtore në këtë sektor është domosdoshmëri për sezonin turistik. Kujtim Dervishi nga Shoqata e Restoranteve dhe Bujtinave Turistike thotë se: “Ky panair duhet të ketë një vëmëndje, një rëndësi të veçantë edhe për vizitorët por edhe për zyrtarët për të krijuar mundësi dhe hapësira për të gjetur modalitete për punonjësit që mos të lëjnë Shqipërinë por t’i përkushtohen gjithë industrisë ekonomike të Shqipërisë. Sot ne kemi ardhur në emër të Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave turistike shqiptare për të marrë kontakte. Do të takojmë një shkollë profesionale për të lidhur një marrëveshje me të për të krijuar mundësira, për të marrë stafe që dalin nga shkolla për t’i akomoduar në rrjetin e restoranteve dhe bujtinave shqiptare”.
Sipas Dervishit, shkollat profesionale duhet të bashkëpunojnë më tepër me strukturat e turizmit për të dhënë kontributin e tyre me gjeneratat e reja.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Një punonjës i huaj “kushton” 3000 euro - Muça: Plotësimi i dokumentacioneve ka kosto në kohë dhe në para’
Eksperti Erjon Muça liston hapat që duhet të ndjekë për të punësuar një të huaj dhe kostot që sipërmarrësi shqiptar ka. “Minimalisht kushton 2500 deri në 3000......

Mbiçmimi i lekut “nderon” Qeverinë - Bie me 2 miliardë lekë borxhi publik në fund të tremujorit të parë
Pasi u rrit dy vitet e fundit me rreth 2 miliardë dollarë, borxhi publik ka shënuar një rënie të lehtë në tre muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave......

Çmimet e rritura ulin borxhin publik në nivele rekord - Huaja Qeveritare sa 63,2% e Produktit të Brendshëm Bruto në tremujorin e parë
Qeveria duket se është subjekti i vetëm që po i gëzohet rritjes së ccmimeve, jo vetëm prej shtimit me qindra miliona euro të të ardhurave buxhetore, të......

Sa është rritur pensioni mesatar në 2022? - Në qytet i pleqërisë vetëm me 91 lekë, i invaliditetit 875 lekë më shumë
Indeksimi me 9.5 % i kryer nga qeveria në vitin 2022 si pjesë e paketës së rezistencës sociale solli dhe ndryshimin në nivelin e pensionit mestar në vend. Për......

Çfarë mendojnë CEO-t për ekonominë shqiptare? - Anketa/ 36% e kompanive do të rrisin çmimet e produkteve dhe shërbimeve
Drejtorët ekzekutivë të bizneseve të mëdha në Shqipëri janë pesimistë për ecurinë ekonomike në vend, por jo vetëm . Në kushtet aktuale të ekonomisë dhe......

Rrugët e jugut do të ndriçohen me energji diellore - Korçë, Gjirokastër e Sarandë. ARRSH: Do të ulet numri i aksidenteve
Rrugët kryesore të jugut në vendin tonë pritet të ndriçohen nga energjia diellore nëpërmjet paneleve foto-voltaike duke mos u varur më nga rrjeti me energji......

Skema e pensioneve jep shenja “jete” - Ulet subvencioni nga shteti me 54 mln euro, të punësuarit paguan “faturën”
Skema e pensioneve në vend ka filluar të japë shenja jete” për herë të parë pas kaq shumë vitesh kur deficiti ishte në thellim gradual. Referuar të dhënave......

Mercedes-Benz prezanton E-Class, modelin më të fundit të motorit me djegie!
Mercedes-Benz të martën lançoi modelin e fundit të motorit të ri me djegie, gjeneratën e ardhshme të E-Class, i cili do të ndërtohet në Gjermani dhe Kinë dhe......