Bota Postuar më 27 Prill 2023, 09:46

Nafta, e qëndrueshme pranë 78 USD - Të mërkurën ra me 4%, për shkak të frikës për recesion në SHBA

Nga SCAN TV
Nafta, e qëndrueshme pranë 78 USD - Të mërkurën ra me

Nafta po qendron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve të sesionit të kaluar, për shkak të frikës për një recesion dhe rritjes së eksporteve nga Rusia. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 78 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 74 dollarë për fuçi. Në sesionin e kaluar, të dyja kontratat ranë me rreth 4%, pavarësisht se të dhënat në SHBA treguan një rënie më të madhe të rezervave, krahasuar me parashikimet.

Shqetësimi kryesor për investitorët është ngadalësimi i ekonomisë, që përkthehet në një kërkesë më të ulët për naftë. Kërkesat e reja për mallra kapitale ranë më shumë se parashikimet e analistëve, gjatë marsit, që sugjeron se ekonomia më e madhe në botë po shkon drejt recesionit. Ndër zhvillimet e tjera, Agjencia për Informimin mbi Energjinë njoftoi se rezervat e naftës ranë me 5.1 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, ndërsa analistët parashikonin një rënie me 1.5 milionë fuçi.

Ndërkohë, eksportet e Rusisë drejt vendeve perëndimore kanë prekur nivelin më të lartë që nga 2019, në rreth 2.4 milionë fuçi naftë në ditë, pavarësisht deklaratës së Moskës se do të ulë eksportet.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat