Europa Postuar më 27 Prill 2023, 10:51

Komisioni europian kërkon reformë të rregullave fiskale - Borxhi publik në BE duhet të bjerë për katër vjet rradhazi

Nga SCAN TV
Komisioni europian kërkon reformë të rregullave fiskale - Borxhi

Komisioni Europian propozoi që, sipas një reforme të rregullave fiskale të BE-së, qeveritë duhet të sigurojnë që borxhi publik të bjerë për katër vjet dhe të qëndrojë në një rrugë rënëse për një dekadë më pas. Propozimi, i cili nuk vendos asnjë objektiv numerik se sa duhet të bjerë borxhi, ka të ngjarë të zhgënjejë vendin më të madh të BE-së, Gjermaninë, e cila donte të vendoste një objektiv minimal vjetor të reduktimit të borxhit prej 1% të PBB-së për secilin nga 27 vendet anëtare.

Reduktimi i borxhit do të ishte rezultat i një plani katërvjeçar reformash, investimesh dhe masash fiskale që do të miratoheshin individualisht nga Komisioni dhe çdo qeveri dhe do të synonin shpenzimet vjetore neto si treguesin kryesor operacional.

Objektivi i përgjithshëm i reduktimit të borxhit gjatë katër viteve do të zëvendësonte rregullin aktual sipas të cilit qeveritë duhet të ulin borxhin çdo vit me 1/20 e tejkalimit mbi 60% të PBB-së -- një kërkesë që shihet si shumë ambicioze për vendet me borxh të lartë si Italia, Greqia apo Portugalia. Deficiti i qeverisë, si në rregullat ekzistuese, do të duhet të qëndrojë nën 3% të PBB-së. Nëse është mbi atë tavan, do të duhet të shkurtohet me 0.5% të PBB-së çdo vit derisa të jetë nën kufirin.

Rregullat e reja do të zëvendësojnë ato ekzistuese, të cilat janë pezulluar që nga viti 2020 për shkak të pandemisë COVID-19 dhe sfidës së luftimit të ndryshimeve klimatike dhe luftës në Ukrainë, por që do të rikthehen nga fillimi i vitit 2024. Propozimi i Komisionit tani do të duhet të diskutohet nga qeveritë e BE-së dhe të negociohet me Parlamentin Europian me synimin për arritjen e një marrëveshjeje më vonë në 2023.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 27 Prill

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan blihet sot me 100 lekë dhe shitet me 101.3 lekë duke regjistruar kështu sërish rënie nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal duke......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat