Fluturimet e lira i përkasin të kaluarës - Arsyet pse udhëtimet verore do të jenë të shtrenjta!

Çmimet e biletave të avionit po rriten në Europë dhe më gjerë, duke lënë shumë prej nesh të pyesin veten, nëse ditët e fluturimeve të lira kanë mbaruar. Linjat e gjata dhe ato të shkurtra janë prekur, me çmimet e biletave në Francë që u rritën me 23.6 % në krahasim me vitin e kaluar, sipas statistikave nga Ministria e Tranzicionit Ekologjik. Çmimet e fluturimeve ndërkombëtare nga Britania e Madhe u rritën me rreth 18 % nga viti i kaluar, sipas faqes së internetit të rezervimit të udhëtimeve Kayak. Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, sanksionet mbi importet e karburanteve kanë shkaktuar spirale të çmimeve. CEO i Easyjet konfirmoi se për shkak të rritjes prej 71 % të çmimit të naftës nga viti në vit, tarifa mesatare është rritur me 31 %. Karburanti përfaqëson rreth 30 % të kostove të transportuesve.
Një rritje e mprehtë e kostove të mirëmbajtjes lidhur me mungesën e metaleve të caktuara dhe zinxhirët e ndërprerë të furnizimit kanë kontribuar gjithashtu në këtë fenomen, por dhe rritja e pagave në sektorin e aviacionit. Por pavarësisht rritjes së çmimeve dhe inflacionit që shtrydh kuletat e konsumatorëve, nuk ka ulje të kërkesës për fluturime. Madje kërkesa për fluturime po tejkalon disponueshmërinë. Pavarësisht lehtësimit të kufizimeve dhe hapjes së botës vitin e kaluar, grevat dhe anulimet çuan në kaos shumë udhëtime të shumëpritura. Kjo ka nxitur më shumë dëshirën e ndrydhur për udhëtim. Disa aeroporte, si Schiphol i Amsterdamit dhe Heathrow i Londrës, aktivizuan kufirin për numrin e pasagjerëve që mund të pranonin për të zvogëluar ndikimin e mungesës së stafit. Kjo i detyroi linjat ajrore të reduktojnë oraret e tyre. Me më pak vende të disponueshme në krahasim me para-pandeminë, kërkesa po tejkalon ofertën.
Në këtë kontekst të rritjes së çmimeve, shumë linja ajrore “arritën qarkullim më të lartë në 2022 – shin sesa përpara krizës, edhe pse kapaciteti mbetet i ulët”. Megjithatë, çmimet e karburanteve mbeten të larta dhe rreziku i grevave të mëtejshme duket se do të jetë protagonist dhe këtë verë. Ndërsa BE-ja prezanton legjislacion gjithnjë e më të rreptë për të reduktuar emetimet nga fluturimi, operatorët e avionëve mund të duhet gjithashtu të investojnë në avionë më efikasë. Atyre do t'u kërkohet gjithashtu të blejnë leje për të kompensuar emetimet e tyre të karbonit. Kostot e kësaj mund të çojnë në rritje të mëtejshme të çmimeve të biletave në të ardhmen.
Një mjet i ri 'Savings Generator' në faqen e krahasimit të fluturimeve Skyscanner - aktualisht në modalitetin beta - mund t'ju ndihmojë gjithashtu të përcaktoni ditën më të lirë për të fluturuar. Duke shkuar përtej aftësisë aktuale për të kërkuar sipas 'muajit më të lirë', ai përdor të dhëna për t'ju ndihmuar të identifikoni se sa larg duhet të rezervoni më parë për itinerarin tuaj specifik, cila ditë dhe orë ofron koston më të ulët dhe si krahasohet mesatarisht çmimi i fluturimit tuaj. Nëse keni lirinë të zgjidhni datat e udhëtimit tuaj, fluturimi më herët gjatë verës është një mënyrë e mirë për të kursyer para. Fundi i korrikut është koha më e shtrenjtë për të udhëtuar nga Britania e Madhe, tregojnë të dhënat e Kayak, ndërsa e shtuna është dita më e shtrenjtë e javës për të udhëtuar. Përkundrazi, fluturimi në fillim të qershorit mund t'ju kursejë deri në 44 % në fluturime dhe 15 % në hotele.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Vizat e arta, Greqia i jep më shumë kohë vetes - Afati për pragun prej 250 mijë euro shtyhet deri në fund të korrikut
Investitorët nga vendet jashtë BE-së do të kenë edhe tre muaj të tjerë kohë për të siguruar marrëveshje për blerjen e pronave me kufirin aktual të çmimit më të......

Vlera e Louis Vuitton arrin 500 miliardë dollarë - Kompania e parë në Europë që regjistron këtë shifër
"Pragu" prej 500 miliardë dollarësh në vlerë tregu është tejkaluar nga vlera Louise Vuitton, e cila u bë kompania e parë evropiane që kapërceu këtë prag......

Komisioni europian kërkon reformë të rregullave fiskale - Borxhi publik në BE duhet të bjerë për katër vjet rradhazi
Komisioni Europian propozoi që, sipas një reforme të rregullave fiskale të BE-së, qeveritë duhet të sigurojnë që borxhi publik të bjerë për katër vjet dhe të......

“Më shumë transparencë për borxhet e brendshme” - Malpass: Ristrukturim i borxhit sovran për shumë vende në vështirësi
Analizat e qëndrueshmërisë së borxhit të kryera nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar duhet të pasqyrojnë peshën në rritje të borxhit të brendshëm......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan blihet sot me 100 lekë dhe shitet me 101.3 lekë duke regjistruar kështu sërish rënie nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal duke......

Ankandi i pazakontë - Salla e gjyqit francez nis shitjen e mallrave luksoze të sekuestruara nga tregtarët e drogës!
Në Gjykatën madhështore të Apelit të Francës, një ankand mjaft i pazakontë po zhvillohej këtë javë. Dhoma, e rezervuar zakonisht për procedura serioze......

Nafta, e qëndrueshme pranë 78 USD - Të mërkurën ra me 4%, për shkak të frikës për recesion në SHBA
Nafta po qendron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve të sesionit të kaluar, për shkak të frikës për një recesion dhe......

Euro, në nivelin më të lartë në 1 vit - Mbështetet nga rimëkëmbja graduale e ekonomisë europiane
Euro po qëndron në nivelin më të lartë në 1 vit edhe në sesionin e sotëm, përballë dollarit amerikan, pasi ekonomia e Europës po shfaq shenja të rimëkëmbjes,......