“Humbjet tek eksportuesit, pjesë e të bërit biznes” - Zhvlerësimi i euros, Ibrahimaj: Punojnë me kontrata porositëse, disa biznese kanë dhe fitime

Eksportuesit, sektori i cili rezulton ndër më të prekurit nga zhvlerësimi i monedhës europiane, nuk do të marrin ndihmë nga qeveria për të përballuar situatën. Kështu u shpreh ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së Këshillit të ministrave.
Delina Ibrahimaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë
“Shqipëria ka vendosur të aplikoj një kurs këmbimi të lirë, në kriza të njëpasnjëshme ka qenë një element kyc për mirëfunksionimin e tregut shqiptar. Me luhatjet e kursit ka disa kompani që humbin kjo është pjesë e të bëri biznes. Kompanitë eksportuese që kanë pasur humbje, punojnë me kontrata porositëse. Ky fenomen nuk afekton vetëm eksportuesit por dhe kompanitë investuese që kanë kredi në euro. Me eksportuesit javën e ardhshme do të zhvillojmë një mbledhje.”
Nëse paraja informale dhe fushata zgjedhore po ndikojnë në zhvlerësimin e valutës, ministrja Ibrahimaj e kundërshtoi.
“Paraja informale ekziston. Paga e Shqipërisë ka një indicator për paranë jashtë bankave i cili nuk është i lidhur me fushatat elekltorale. Ky zhvlerësim është i lidhur me hyrjet e të ardhurave. Pra flukset hyrëse të monedhësë kanë qenë të ndikuara nga rritja e turizmit, rritja e investimeve të huaja direkte por dhe nga rritja e remitancave”
Monedha europiane ka rënë edhe më tej kundrejt monedhës vendase duke arritur vlerën e 110.98 lekëve. Të gjitha shoqatat e eksporteve të vendit tonë për këtë vijim të zhvlerësimit të euros do të që unifikojnë kërkesat e tyre të cilat më pas do tja paraqesin edhe qeverisë.
Marinela Lina/SCAN
Sondazh

Kompanitë e duhanit ‘gjobiten’ me mbi 600 milionë dollarë nga qeveria amerikane për shkelje të sanksioneve!
Dy kompani duhani kanë rënë dakord t’i paguajnë mbi 600 milionë dollarë autoriteteve amerikane mbi akuzat se kompanitë po i shesin produkte duhani Koresë së......

Kopshti i Nemos: E ardhmja e bujqësisë mund të jetë nën det! (FOTOT)
Një familje italiane në biznesin e pajisjeve të zhytjes beson se hapësira tjetër e punueshme e pashfrytëzuar është pikërisht këtu në Tokë: oqeani. Kopshti Nemo......

BE nis rishikimin e rregullave të euros të ‘goditur’ nga pandemia dhe lufta!
Bashkimi Europian nisi rishikimin e rregullores së tij të monedhës së përbashkët euro pasi ekonomitë e bllokut 27-vendesh po vuajnë nën borxhin e lartë të......

Përfituesit e luftës? - Miliarderët rusë shohin rritje të pasurisë pavarësisht sanksioneve
Forbes Rusia ka raportuar se miliarderët kryesorë të vendit fituan 152 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2022, pavarësisht luftës së vazhdueshme në Ukrainë......

BE kërkon të barazojë aksesin ndaj ilaçeve dhe të ulë çmimet - Firmat farmaceutike nuk janë aspak të kënaqura!
Bashkimi Europian nisi rishikimin e tij të shumëpritur të legjislacionit ekzistues farmaceutik, duke reflektuar ndryshimin më të madh të ligjeve të bllokut që......

Shkurtohet cikli për rinovimin e patentës – Vlefshmëria zgjatet deri në 15 vjet
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, DPSHTRR ka bërë me dije se patentat e makinave tanimë do të kenë një afat më të gjatë të vlefshmërisë së......

Miratohet Strategjia për zhvillimin e tregjeve të kapitalit - Qeveria projekton listimin e afërt në Bursë të kompanive me kapital shtetëror
Këshilli i Ministrave njofton se ka miratuar Dokumentin Politik “Për Krijimin e një Mjedisi Mundësues për Zhvillimin e Tregjeve të Kapitalit në Shqipëri,......

Dollari dominon ekonominë ndërkombëtare - Pavarësisht presioneve, monedha amerikane mbetet e qendrueshme
Vlera e dollarit amerikan në rezervat globale të këmbimit valutor ka rënë ndjeshëm për shkak të tensioneve gjeopolitike duke shtyrë shumë vende nga Amerika......