Mbrojtja kibernetike, detyrime e kosto të reja për privatët - Kompanitë do mbulojnë vetë shpenzimet e sigurisë, gjoba deri pezullim për moszbatimet

Ligji i ri për sigurinë kibernetike ka zgjeruar gamën e subjekteve private që do të konsiderohen Operatorë të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit, por duke shtuar edhe detyrimet që ata duhet të përmbushin në këtë kuadër. Operatorë kritikë do të konsiderohen subjektet që ofrojnë shërbime në sektorët e energjisë, në sektorët e transportit ajror, detar, hekurudhor, rrugor dhe postar; në sektorët e ekonomisë, financës, infrastrukturës së tregut financiar, sektorin bankar, fintek, shoqëritë e sigurimeve si dhe sistemet mikrofinanciare; në sektorët e infrastrukturës digjitale, telekomunikacionit, si dhe shërbimet digjitale; Subjektet që ofrojnë hërbime në sektorët për përpunimin dhe transmetimin e informacionit të klasifikuar që lidhen me sigurinë publike; deri te subjektet që ofrojnë shërbime në sektorin akademik.
Sipas projektligjit, të nxjerrë për konsultim publik, operatorët kanë detyrimin të raportojnë të gjitha infrastrukturat e tyre të informacionit pranë Autoritetit përgjegjës, të përdorin produkte të certifikuara, por edhe ti lejojnë akses të plotë në ambientet e infrastrukturave dhe sistemet e tyre të informacionit, të cilat janë të lidhura me shërbimet e ofruara prej tyre. Operatorët detyrohen gjithashtu të zbatojnë rekomandimet dhe masat korrigjuese të lëna nga Autoriteti, si dhe të raportojnë mbi implementimin e tyre.
Kur Autoriteti konstaton mangësi në implementimin e masave të sigurisë, në zbatim të këtij ligji, përcakton një afat të arsyeshëm, brenda të cilit operatorët e infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit, marrin masat korrigjuese përkatëse. “Kostot lidhur me zbatimin e masave korrigjuese mbulohen nga operatorët e infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit”, thekson projektligji.
Ndërkaq, projektligji parashikon gjoba deri në 10 mijë dollarë për operatorët që nuk raportojnë sulmet kibernetike, nuk bashkëpunojnë me autoritetet, apo nuk impelemntojnë detyrimet për përmrësimin e teknologjive mbrojtëse.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Sfidat financiare të kryebashkiakëve të rinj - Çfarë pritet të ndryshojë në taksa dhe kontrollin mbi territorin?
Ndërsa na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet vendore, kryebashkiakët e rinj pritet të përballen me sfida të konsiderueshme ekonomiko - financiare në vitet e......

Depozitat, remitancat, eksportet, kë po penalizon mbiçmimi i lekut? - Zhvlerësimi i euros, në nivele shqetësuese. Pritet të thellohet nga zgjedhjet e turizmi
Edhe këtë javë, Leku ka vijuar tendencën e fortë mbiçmuese ndaj monedhës së përbashkët evropiane, duke u parë me shqetësim nga aktorë të ndryshëm, në një kohë......

Sa përqind e lëndëve narkotike do lejohen në barna? - Ndryshon ligji për kanabisin, lejohet kultivimi për qëllime mjekësore dhe industriale
Në projektligjin e hedhur për konsultim publik nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për “Barnat Narkotike dhe Lëndët Psikotrope” bëhet i ditur......

Kosova dhe Shqipëria kryesojnë rajonin - Instituti i Vienës: Këtë vit dhe dy vitet e ardhshme, dy vendet me rritjen ekonomike më të lartë
"Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare" ka publikuar raportin më të fundit me projeksionet e pranverës për vitin 2023 duke parashikuar një......

Marsi rikthen tendencat rënëse të kreditimit - Nga ana tjetër, vijon rritja huasë për blerje banese
Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi nivelin e huave të reja të disbursuara gjatë muajit mars sipas qëllimit të përdorimit dhe monedhës gjatë......

Çmim maksimal për bursën e energjisë - Kufiri caktohet në 900 euro/mWh, ERE: Mbron tregun nga deformimet, është i pamaturuar
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar kufijtë e të çmimit për Tregun e Ditës në Avancë në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, duke përcaktuar se kufiri......

“Humbjet tek eksportuesit, pjesë e të bërit biznes” - Zhvlerësimi i euros, Ibrahimaj: Punojnë me kontrata porositëse, disa biznese kanë dhe fitime
Eksportuesit, sektori i cili rezulton ndër më të prekurit nga zhvlerësimi i monedhës europiane, nuk do të marrin ndihmë nga qeveria për të përballuar situatën.......

Kompanitë e duhanit ‘gjobiten’ me mbi 600 milionë dollarë nga qeveria amerikane për shkelje të sanksioneve!
Dy kompani duhani kanë rënë dakord t’i paguajnë mbi 600 milionë dollarë autoriteteve amerikane mbi akuzat se kompanitë po i shesin produkte duhani Koresë së......