Sfidat financiare të kryebashkiakëve të rinj - Çfarë pritet të ndryshojë në taksa dhe kontrollin mbi territorin?

Ndërsa na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet vendore, kryebashkiakët e rinj pritet të përballen me sfida të konsiderueshme ekonomiko - financiare në vitet e ardhshme. Procesi i decentralizimit dhe autonomisë financiare ende has problematika duke i bërë bashkitë të pafuqishme për të shfrytëzuar potencialin e territorit që administrojnë por edhe për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët.
Si e tillë, qeveria ka miratuar Strategjinë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2023–2030, dhe planin e veprimit deri në vitin 2025, e cila është botuar në Fletoren Zyrtare dhe adreson sfidat dhe ndryshimet që duhen ndërmarrë për të fuqizuar pushtetin vendor.
Konkretisht, sipas dokumentit, “Autonomia financiare dhe pamjaftueshmëria e burimeve financiare për bashkitë në ushtrimin e plotë dhe me efektivitet të funksioneve të tyre ka nevojë për forcim të mëtejshëm. Sfidë mbetet shtimi i taksave të ndara në favor të qeverisjes vendore, veçanërisht rentës minerare dhe tatimit mbi të ardhurat personale, si dhe sigurimi i mbështetjes për krijimin e kadastrës fiskale”.
Po ashtu, vihet në dukje mungesa e standardeve minimale në ofrimin e shërbimeve vendore nga bashkitë, për të cilën theksohet se nevojitet një standard i mirëpërcaktuar me qëllim rritjen e ofrimit të shërbimeve te qytetarët. Mungesa e qëndrueshmërisë së burimeve njerëzore në nivel vendor, është një tjetër shqetësim, për të cilin kërkohet adresim duke rishikuar nivelin e pagave dhe incentivuar burimet njerëzore, me qëllim sigurimin e një administrate të aftë dhe të mirëpaguar, veçanërisht në bashkitë me numër të vogël banorësh.
Dokumenti vë ne dukje, se dixhitalizimi dhe sfidat e shoqëruara me këtë proces të lidhura me ofrimin e shërbimeve administrative apo edhe të aspekteve të tjera të një qeverisje vendore të hapur dhe transparente përbëjnë një sfidë aktuale. Në strategji evidentohet se “Bashkitë nuk kanë shfrytëzuar potencialin e tyre të territorit lidhur me asetet dhe burimet natyrore, e cila vështirësohet edhe nga procesi i ngadaltë i transferimit dhe i regjistrimit të pronave.
Gjithashtu, një numër i kufizuar bashkish kanë përdorur incentivat ekzistuese për marrëveshje ndërbashkiake me qëllim rritjen e ekonomive të shkallës”. Një tjetër sfidë kjo, që kërkon adresim të menjëhershëm. Ndërkohë që rekomandohet edhe rritja e përfaqësimit gjithëpërfshirës dhe forcimi i rolit të Këshillit Bashkiak për mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë së ekzekutivit, qartësimit të kompetencave të administratorëve dhe rolit të njësive administrative, si dhe e strukturave komunitare.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Depozitat, remitancat, eksportet, kë po penalizon mbiçmimi i lekut? - Zhvlerësimi i euros, në nivele shqetësuese. Pritet të thellohet nga zgjedhjet e turizmi
Edhe këtë javë, Leku ka vijuar tendencën e fortë mbiçmuese ndaj monedhës së përbashkët evropiane, duke u parë me shqetësim nga aktorë të ndryshëm, në një kohë......

Sa përqind e lëndëve narkotike do lejohen në barna? - Ndryshon ligji për kanabisin, lejohet kultivimi për qëllime mjekësore dhe industriale
Në projektligjin e hedhur për konsultim publik nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për “Barnat Narkotike dhe Lëndët Psikotrope” bëhet i ditur......

Kosova dhe Shqipëria kryesojnë rajonin - Instituti i Vienës: Këtë vit dhe dy vitet e ardhshme, dy vendet me rritjen ekonomike më të lartë
"Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare" ka publikuar raportin më të fundit me projeksionet e pranverës për vitin 2023 duke parashikuar një......

Marsi rikthen tendencat rënëse të kreditimit - Nga ana tjetër, vijon rritja huasë për blerje banese
Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi nivelin e huave të reja të disbursuara gjatë muajit mars sipas qëllimit të përdorimit dhe monedhës gjatë......

Çmim maksimal për bursën e energjisë - Kufiri caktohet në 900 euro/mWh, ERE: Mbron tregun nga deformimet, është i pamaturuar
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar kufijtë e të çmimit për Tregun e Ditës në Avancë në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, duke përcaktuar se kufiri......

“Humbjet tek eksportuesit, pjesë e të bërit biznes” - Zhvlerësimi i euros, Ibrahimaj: Punojnë me kontrata porositëse, disa biznese kanë dhe fitime
Eksportuesit, sektori i cili rezulton ndër më të prekurit nga zhvlerësimi i monedhës europiane, nuk do të marrin ndihmë nga qeveria për të përballuar situatën.......

Kompanitë e duhanit ‘gjobiten’ me mbi 600 milionë dollarë nga qeveria amerikane për shkelje të sanksioneve!
Dy kompani duhani kanë rënë dakord t’i paguajnë mbi 600 milionë dollarë autoriteteve amerikane mbi akuzat se kompanitë po i shesin produkte duhani Koresë së......

Kopshti i Nemos: E ardhmja e bujqësisë mund të jetë nën det! (FOTOT)
Një familje italiane në biznesin e pajisjeve të zhytjes beson se hapësira tjetër e punueshme e pashfrytëzuar është pikërisht këtu në Tokë: oqeani. Kopshti Nemo......