Shkeljet në ankandet publike - APP gjobit 8 punonjës dhe propozon masa disiplinore për 22 të tjerë

Agjencia e Prokurimit Publik ka gjobitur 8 punonjës dhe ka propozuar marrjen e masës disiplinore për 22 të tjerë, për shkak të veprimeve në kundërshtim me legjislacionin e ankandit publik. Vendimet e APP bazohen në verifikimet e kryera gjatë periudhës shtator 2022 - mars 2023 në disa procedura ankandi publik, të zhvilluara nga autoritete të ndryshme shitëse, në vitin 2021.
Sipas APP, në disa procedura ankandi të verifikuara, nuk është pasqyruar në mënyrë të qartë sesi është bërë llogaritja e vlerës fillestare apo sesi është aplikuar ulja përkatëse, në rastin e procedurave të rishpallura. Po ashtu, ka rezultuar se në disa raste autoritetet shitëse nuk kanë përcaktuar në mënyrë të qartë dhe të plotë infomacionin specifik, një prej të cilëve është grafiku i zbatimit të kontratës, si një informacion i rëndësishëm që u shërben operatorëve në përgatitjen e ofertave të tyre.
Nga procesi i verifikimit rezultoi gjithashtu se në disa raste autoritetet shitëse nuk kanë zhvilluar proceduart ligjore lidhur me përcaktimin e vlerës së hapit të dhënies së ofertave, por e kanë shpallur fituesin e procedurës bazuar në ofertën fillestare të paraqitur prej tij. Nisur nga shkeljet e konstatura, APP iu ka dërguar një shkresë të gjithë autoriteteve shitëse dhe operatorëve ekonomikë, duke dhënë një sërë rekomandimesh, që duhet të mbahen parasysh gjatë zhvillimit të këtyre procedurave.
Ndër të tjera, APP thekson se autoritetet shitëse duhet të mbajnë në vëmendje deklarimin mbi gjendjen e konfiklit të interesit nga nëpunësit e përfshirë në procesin e ankandit. Po ashtu, në njoftim duhet të jepet informacioni i nevojshëm për t’i lejuar ofertuesve të vendosin nëse do të marrin pjesë ose jo në procedurë, si dhe për të nxitur konkurrencën dhe pjesëmarrjen e blerësve.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Mbrojtja kibernetike, detyrime e kosto të reja për privatët - Kompanitë do mbulojnë vetë shpenzimet e sigurisë, gjoba deri pezullim për moszbatimet
Ligji i ri për sigurinë kibernetike ka zgjeruar gamën e subjekteve private që do të konsiderohen Operatorë të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të......

Sfidat financiare të kryebashkiakëve të rinj - Çfarë pritet të ndryshojë në taksa dhe kontrollin mbi territorin?
Ndërsa na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet vendore, kryebashkiakët e rinj pritet të përballen me sfida të konsiderueshme ekonomiko - financiare në vitet e......

Depozitat, remitancat, eksportet, kë po penalizon mbiçmimi i lekut? - Zhvlerësimi i euros, në nivele shqetësuese. Pritet të thellohet nga zgjedhjet e turizmi
Edhe këtë javë, Leku ka vijuar tendencën e fortë mbiçmuese ndaj monedhës së përbashkët evropiane, duke u parë me shqetësim nga aktorë të ndryshëm, në një kohë......

Sa përqind e lëndëve narkotike do lejohen në barna? - Ndryshon ligji për kanabisin, lejohet kultivimi për qëllime mjekësore dhe industriale
Në projektligjin e hedhur për konsultim publik nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për “Barnat Narkotike dhe Lëndët Psikotrope” bëhet i ditur......

Kosova dhe Shqipëria kryesojnë rajonin - Instituti i Vienës: Këtë vit dhe dy vitet e ardhshme, dy vendet me rritjen ekonomike më të lartë
"Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare" ka publikuar raportin më të fundit me projeksionet e pranverës për vitin 2023 duke parashikuar një......

Marsi rikthen tendencat rënëse të kreditimit - Nga ana tjetër, vijon rritja huasë për blerje banese
Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi nivelin e huave të reja të disbursuara gjatë muajit mars sipas qëllimit të përdorimit dhe monedhës gjatë......

Çmim maksimal për bursën e energjisë - Kufiri caktohet në 900 euro/mWh, ERE: Mbron tregun nga deformimet, është i pamaturuar
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar kufijtë e të çmimit për Tregun e Ditës në Avancë në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, duke përcaktuar se kufiri......

“Humbjet tek eksportuesit, pjesë e të bërit biznes” - Zhvlerësimi i euros, Ibrahimaj: Punojnë me kontrata porositëse, disa biznese kanë dhe fitime
Eksportuesit, sektori i cili rezulton ndër më të prekurit nga zhvlerësimi i monedhës europiane, nuk do të marrin ndihmë nga qeveria për të përballuar situatën.......