Europa Postuar më 28 Prill 2023, 09:53

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Sony, fitime rekord për shkak të shitjeve rekord të Playstation 5

Nga SCAN TV
Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Sony, fitime rekord për shkak

Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e fundit të javës dhe të muajit, për shkak të fitimeve të korporatave, që në shumicën e rasteve kanë rezultuar mbi parashikimet e analistëve.

Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.3%, ndërsa sektori i ndërtimit realizon humbjet më të mëdha. Pavarësisht panikut që shkaktoi First Republic Bank, shumica e bankave europiane kanë pasur një performancë të mirë gjatë fillimit të këtij viti.

Deutsche Bank dhe Barclays publikuan fitime mbi parashikimet e analistëve për tremujorin e parë të këtij viti. Në anën tjetër, Mercedes-Benz raportoi një rënie të lehtë të të ardhurave, por që rezultuan mbi parashikimet e analistëve. Ndërsa kompania japoneze, Sony raportoi fitime vjetore rekord për shkak të shitjes së mikroçipeve dhe të Playstation 5.

Ndër zhvillimet e tjera, ekonomia franceze u rrit me 0.2% në tremujorin e parë të këtij viti, pas rënies me 0.4% në tremujorin e fundit të vitit 2022. Në vonë gjatë ditës së sotme, Eurostat do të publikojë edhe të dhënat mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto për të gjithë Eurozonën.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat