Kush kontribuon më shumë në skemën e pensioneve? - Mbi 11.700 të punësuar futen rishtazi në sistem gjatë vitit 2022

Gjatë vitit 2022 mbi 11.700 kontribues të rinj i janë shtuar skemës së pensioneve, duke bërë që të ketë shenja përmirësimi. Referuar të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore të analizuara nga SCAN TV, rezulton se numri i individëve që kontribuojnë në skemë e detyrueshme të sigurimeve shoqërore regjistrohet në 755.730 me një rritje të konsiderueshme e cila ka ardhur kryesisht si pasojë e reformës antiinfomalitet, ndërkohë që në këtë numër përfshihen edhe të vetëpunësuarit në bujqësi dhe kontribuesit vullnetar.
Duke përfshirë edhe kontribuesit nga shteti dhe ata me përfitim afatshkurtër, shifra shkon në rreth 801 mijë. Por kush e mban peshën më të madhe të të ardhurave në skemën e pensioneve? Ndër kontribuesit kryesor në arkën e shtetit është sektori privat, i cili zë 48,1 për qind në raport me numrin total të kontribuesve, ndjekur nga institucionet publike të cilat zënë 20.8 për qind, të vetëpunësuarit 16.9 për qind, të vetëpunësuarit në bujqësi zënë 7.7 për qind dhe ata vullnetar 0.9 për qind.
Nëse do të analizojmë performancën e secilës kategori gjatë vitit që lamë pas në raport me vitin 2021, vihet re se firmat private po ashtu kanë kryesuar në rritjen e numrit të kontribuesve me mbi 11 mijë punonjës më shumë.
Ndërkohë rritje ka pasur edhe në institucionet publike me 2263 punonjës të futur rishtazi në skemë si dhe tek të vetëpunësuarit në bujqësi, ku i janë shtuar skemës 3979 kontribues. Ndërsa në kategorinë të vetëpunësuar ka pasur performancë negative, ku rezulton të kenë dalë nga skema 480 kontribues.
Elisabeta Dosku/ SCAN

Shkeljet në ankandet publike - APP gjobit 8 punonjës dhe propozon masa disiplinore për 22 të tjerë
Agjencia e Prokurimit Publik ka gjobitur 8 punonjës dhe ka propozuar marrjen e masës disiplinore për 22 të tjerë, për shkak të veprimeve në kundërshtim me......

Mbrojtja kibernetike, detyrime e kosto të reja për privatët - Kompanitë do mbulojnë vetë shpenzimet e sigurisë, gjoba deri pezullim për moszbatimet
Ligji i ri për sigurinë kibernetike ka zgjeruar gamën e subjekteve private që do të konsiderohen Operatorë të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të......

Sfidat financiare të kryebashkiakëve të rinj - Çfarë pritet të ndryshojë në taksa dhe kontrollin mbi territorin?
Ndërsa na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet vendore, kryebashkiakët e rinj pritet të përballen me sfida të konsiderueshme ekonomiko - financiare në vitet e......

Depozitat, remitancat, eksportet, kë po penalizon mbiçmimi i lekut? - Zhvlerësimi i euros, në nivele shqetësuese. Pritet të thellohet nga zgjedhjet e turizmi
Edhe këtë javë, Leku ka vijuar tendencën e fortë mbiçmuese ndaj monedhës së përbashkët evropiane, duke u parë me shqetësim nga aktorë të ndryshëm, në një kohë......

Sa përqind e lëndëve narkotike do lejohen në barna? - Ndryshon ligji për kanabisin, lejohet kultivimi për qëllime mjekësore dhe industriale
Në projektligjin e hedhur për konsultim publik nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për “Barnat Narkotike dhe Lëndët Psikotrope” bëhet i ditur......

Kosova dhe Shqipëria kryesojnë rajonin - Instituti i Vienës: Këtë vit dhe dy vitet e ardhshme, dy vendet me rritjen ekonomike më të lartë
"Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare" ka publikuar raportin më të fundit me projeksionet e pranverës për vitin 2023 duke parashikuar një......

Marsi rikthen tendencat rënëse të kreditimit - Nga ana tjetër, vijon rritja huasë për blerje banese
Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi nivelin e huave të reja të disbursuara gjatë muajit mars sipas qëllimit të përdorimit dhe monedhës gjatë......

Çmim maksimal për bursën e energjisë - Kufiri caktohet në 900 euro/mWh, ERE: Mbron tregun nga deformimet, është i pamaturuar
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar kufijtë e të çmimit për Tregun e Ditës në Avancë në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, duke përcaktuar se kufiri......