Krifca në panairin “Ditët e Bujqësisë 2023”: Projektojmë bujqësinë shqiptare përpara, duke ofruar më shumë mundësi, investime dhe infrastrukturë!

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca gjatë pjesëmarrjes së saj në panairin ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë 2023” u shpreh se qeveria ka filluar bashkëbisedimin për të finalizuar procedurat për hapjen e programit të ri IPARD III i cili do të injektojë 146 milion Euro në bujqësinë shqiptare deri në vitin 2027.
Sipas njoftimit për media përtej masave të aplikuara në programin IPARD II për investime të në infrastrukturë bujqësore dhe agropërpunuese, në programin IPARD III do të mbështesim raca autoktone, të rivitalizojnë agrosistemet tradicionale, si për shembull ullishtat tradicionale, të rrisin sipërfaqet e certifikuara apo të shfrytëzojnë në mënyrë të qëndrueshme i kullotat, burimet peshkore dhe të akuakulturës”.
“Këtë herë i drejtohemi në mënyrë të dedikuar sektorëve të rinj që marrin fokus kryesor të tillë si: sektori i Ullirit dhe vajit të Ullirit; bimët mjekësore dhe aromatike dhe përpunimi i produkteve të peshkimit etj,” tha ajo. Ajo ftoi fermerët të shohin me prioritet sektorë të rëndësishëm si ai i prodhimit dhe përpunimit të ullirit, bimë mjekësore dhe aromatike dhe produktet e peshkimit”.
Krifca bëri të ditur për fermerët risitë e bashkëpunimit me Bankën Botërore, duke theksuar se, “kemi filluar aplikimin e një projekti të ri me Bankën Botërore, që jep zgjidhje inteligjente të problemeve që has sot bujqësia jonë”, më konkretisht:
- rritja e aksesit në ujitje, e cila përdor në mënyrë optimale ujin,
- ulja e kostove të ujitjes dhe kullimit, përmes përdorimit të energjisë alternative,
- përdorimi i bujqësisë inteligjente për uljen e kostove të prodhimit përmes përdorimit të sensorëve,
- tregjet për fermerët e vegjël dhe lidhjen e tyre me hotelet dhe restorantet e zonës,
- Promovimin e produkteve tipike etj.
Në njoftim thuhet se këto mundësi dhe teknika të reja do të aplikohen para së gjithash në zonën e Lushnjës dhe Divjakës, ku do të rivitalizohet një pjesë e skemës ujitëse së Lushnjës dhe do të aplikohet ujitja me presion për 500 ha në zonën e Divjakës.
Panairi “Ditët e Bujqësisë 2023” zhvillohet me 27-28-29 Prill dhe do të jetë një urë lidhëse mes bizneseve, profesionistëve dhe mundësive të reja të zhvillimit të agrikulturës, peshkimit dhe blegtorisë dhe fokusi kryesor do të jetë eksporti i prodhimeve bujqësore, bujqësia e qëndrueshme si dhe rritja e standardeve të agrobizneseve dhe sektorëve të tjerë të përfshirë.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Kush kontribuon më shumë në skemën e pensioneve? - Mbi 11.700 të punësuar futen rishtazi në sistem gjatë vitit 2022
Gjatë vitit 2022 mbi 11.700 kontribues të rinj i janë shtuar skemës së pensioneve, duke bërë që të ketë shenja përmirësimi. Referuar të dhënave zyrtare të......

Shkeljet në ankandet publike - APP gjobit 8 punonjës dhe propozon masa disiplinore për 22 të tjerë
Agjencia e Prokurimit Publik ka gjobitur 8 punonjës dhe ka propozuar marrjen e masës disiplinore për 22 të tjerë, për shkak të veprimeve në kundërshtim me......

Mbrojtja kibernetike, detyrime e kosto të reja për privatët - Kompanitë do mbulojnë vetë shpenzimet e sigurisë, gjoba deri pezullim për moszbatimet
Ligji i ri për sigurinë kibernetike ka zgjeruar gamën e subjekteve private që do të konsiderohen Operatorë të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të......

Sfidat financiare të kryebashkiakëve të rinj - Çfarë pritet të ndryshojë në taksa dhe kontrollin mbi territorin?
Ndërsa na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet vendore, kryebashkiakët e rinj pritet të përballen me sfida të konsiderueshme ekonomiko - financiare në vitet e......

Depozitat, remitancat, eksportet, kë po penalizon mbiçmimi i lekut? - Zhvlerësimi i euros, në nivele shqetësuese. Pritet të thellohet nga zgjedhjet e turizmi
Edhe këtë javë, Leku ka vijuar tendencën e fortë mbiçmuese ndaj monedhës së përbashkët evropiane, duke u parë me shqetësim nga aktorë të ndryshëm, në një kohë......

Sa përqind e lëndëve narkotike do lejohen në barna? - Ndryshon ligji për kanabisin, lejohet kultivimi për qëllime mjekësore dhe industriale
Në projektligjin e hedhur për konsultim publik nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për “Barnat Narkotike dhe Lëndët Psikotrope” bëhet i ditur......

Kosova dhe Shqipëria kryesojnë rajonin - Instituti i Vienës: Këtë vit dhe dy vitet e ardhshme, dy vendet me rritjen ekonomike më të lartë
"Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare" ka publikuar raportin më të fundit me projeksionet e pranverës për vitin 2023 duke parashikuar një......

Marsi rikthen tendencat rënëse të kreditimit - Nga ana tjetër, vijon rritja huasë për blerje banese
Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat e fundit mbi nivelin e huave të reja të disbursuara gjatë muajit mars sipas qëllimit të përdorimit dhe monedhës gjatë......