Europa Postuar më 28 Prill 2023, 10:19

Ndalimi i kaldajave me gaz në Europë - Komisioni i BE këmbëngul në vendim, por përballet me kritika

Nga SCAN TV
Ndalimi i kaldajave me gaz në Europë - Komisioni i BE

Komisioni Europian vijon me vendosmëri drejt ndalimit të prodhimit të kaldajave me gaz duke filluar që nga shtatori i vitit 2029. Por nga një konsultim i organizuar në Bruksel doli në pah se disa vende anëtare dhe pala e interesuar janë shprehur kundër, dhe për momentin një ndërmjetësim duket i vështirë.

Objekt analize ishin projektet e rregulloreve ‘Ecodesign’ dhe ‘Energy labelling’ për sa i përket sistemeve të ngrohjes. Dy norma që rishikojnë kushtet për tregtimin e aparateve dhe rishkruajnë plotësisht etiketikimin. Përvec faktit që kanë një impakt të drejtpërdrejtë në bonuse, këto rregulla mund të cojnë në ndalimin e prodhimit të kaldajave me gaz në Europë. Ndalimi nuk vjen në mënyrë të drejtpërdrejtë, por materializohet nëpërmjet përcaktimit të një kufiri minimum efikasiteti sezonal për kategorinë e kaldajave të barabartë me 115%. Ky kufi lë jashtë tregut cdo kaldajë, pavarësisht mundësisë së funksionimit me karburant të rinovueshëm.

Pikërisht ky kufi ishte një nga temat më të përsëritura të diskutimit. Pika fillestare është fakti që Komisioni ka riafirmuar vullnetin e tij për të çuar përpara qëndrimin e tij, i lidhur edhe me RepowerEu, plani i nisur nga ekzekutivi i Brukselit për t'i bërë vendet anëtare të pavarura nga gazi rus. Duke supozuar se jo të gjitha shtetet u shprehën në mënyrë eksplicite, indikacione në favor të ndalimit kanë mbërritur nga organizata joqeveritare si Eeb - byroja evropiane mjedisore - dhe Ecos - koalicioni mjedisor për standardet. Disa vende anëtare janë gjithashtu në favor, si Danimarka dhe Belgjika.

Në frontin e atyre që e kundërshtojnë u rreshtuan shoqata e ndërtuesve  - konfederata e ndërtuesve europianë, prodhuesit multiteknologjikë - industria europiane e ngrohjes dhe bota e karburanteve të lëngëta dhe të gazta - Marcogaz, Eurogas, Eurofuel. Ndër vendet anëtare, pozicioni më i ashpër është pikërisht ai i Italisë, e cila kundërshtoi qartë ndalimin për arsye të neutralitetit teknologjik. Por habii kanë shprehur edhe Sllovakia, Rumania, Kroacia e Çekia.Por në këtë pikë, qëndrimi i shteteve, si Gjermania, të cilat ende nuk kanë dhënë një reagim të qartë, është vendimtar.

Tani ka tetë javë kohë për paraqitjen e gjetjeve teknike dhe politike. Vetëm në fund të kësaj periudhe do të mund të hartohet harta e atyre që janë pro dhe kundër. Pasi të përfundojë konsultimi, mund të ketë një takim të ri me vendet anëtare. Kjo do të pasohet nga votimi i Parlamentit dhe Këshillit, të cilët nuk do të mund të modifikojnë tekstin, por vetëm ta miratojnë ose refuzojnë atë.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat