Kroacia është vendi më i shtrenjtë në Europë - Çmimet jashtë kontrollit dëshpërojnë qytetarët

Pothuajse brenda natës, Kroacia është në krye, nëse jo "e para" për nga kostoja në Europë. Në tre muaj, praktikisht çdo gjë u rrit me të paktën njëqind për qind dhe disa produkte dhe shërbime deri në treqind për qind. Euro ishte një shkas, por edhe çmimet më të larta të energjisë në botë, por Kroacia, ndryshe nga vendet e tjera, pothuajse në mënyrë të pakontrolluar i lejoi të gjithë të ngrinin çmimet në qiell.
Çmimet e ushqimeve u rritën më së shumti, ndaj shitësit e tregut rrumbullakosën çmimet e tyre, pavarësisht kursit të euros dhe kunës së dikurshme. Asgjë nuk është më e lirë se disa euro, dhe para futjes së monedhës europiane, çmimet ishin disa herë më të ulëta. Restorantet janë shtrenjtuar në mënyrë drastike.
Adriatiku është veçanërisht i shtrenjtë, kështu që disa agjenci turistike gjermane, të cilat sollën më shumë turistë, rekomanduan zgjedhjen e një destinacioni tjetër përveç Kroacisë këtë verë. Të njëjtën qasje kanë dhe sllovenët që janë mysafirë të shpeshtë, të cilët raportojnë se çmimet janë dy herë më të larta se të tyret. Nuk ka restorant në Rovinj ku një vakt kushton më pak se 20 euro, kështu që një vakt i plotë për dy kushton më shumë se 100 euro.
Qeveria arriti vetëm të ndalojë çmimet e shfrenuara për produktet ushqimore dhe energjinë. Ky është edhe sekreti i mbijetesës së shumicës së qytetarëve, pagat mesatare të të cilëve janë më të ulëta se një vit më parë. Pensionistët morën kompensim energjie, por nuk mjafton për të përballuar shpenzimet për një muaj.
Qytetarët janë në prag të dëshpërimit, dhe thonë “se situata nuk është normale”. Tregtarët akuzojnë njëri-tjetrin, justifikohen me një zinxhir të mbyllur rritjesh të përgjithshme çmimesh dhe askush nuk e di se ku është fundi. Të pasurit mbijetojnë dhe të varfërit nuk mund të gjejnë më një model për të mbijetuar. Guvernatori i Bankës Kombëtare të Kroacisë shprehet se është e pasaktë të thuhet se anëtarësimi në eurozonë ka kontribuar në rritjen e normës së inflacionit. Nëse nuk do të ishim anëtarësuar, do të ishte më i lartë, jo më i ulët. Prandaj ai parashikon se nuk do të ketë recesion dhe kush do të durojë, do të durojë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Ndalimi i kaldajave me gaz në Europë - Komisioni i BE këmbëngul në vendim, por përballet me kritika
Komisioni Europian vijon me vendosmëri drejt ndalimit të prodhimit të kaldajave me gaz duke filluar që nga shtatori i vitit 2029. Por nga një konsultim i......

Manipulimi i kilometrave dhe mungesa e dokumentacionit - Grekët nuk mund të blejnë automjete të përdorura nga Gjermania
Tregtarët grekë të automjeteve të përdorura në Gjermani kanë hyrë në "listën e zezë" për shkak të kontrolleve që autoritetet po kryejnë vazhdimisht dhe kanë të......

Dëshironi të jetoni në BE? Rregullat e reja mund ta bëjnë më të lehtë lëvizjen ndërmjet vendeve!
Rregullat rreth qëndrimit afatgjatë dhe lëvizjes nëpër bllok mund të jenë më të thjeshta nga viti i ardhshëm. BE-ja dëshiron ta bëjë më të lehtë për banorët......

Fitimet e Meta, i kalojnë pritshmëritë – Pas shkurtimit të 25% të stafit kompania raporton rezultate pozitive
Meta, firma mëmë e Facebook dhe Instagram, ka raportuar një fitim prej 5.7 miliardë dollarësh për tremujorin e parë të këtij viti, duke tejkaluar pritshmëritë......

Pse grevat e aviacionit francez po vonojnë fluturimet në të gjithë Europën?!
Një sërë aeroportesh në të gjithë Francën u është kërkuar të anulojnë fluturimet dhe kjo do të prekë gjithashtu edhe fluturimet mbi qiellin francez edhe pse......

Dollari, humbje për të dytin muaj me radhë - Investitorët presin takimet e bankave qendrore javën e ardhshme
Euro po këmbehet pranë 1.1 dollarëve edhe në sesionin e fundit të kësaj jave, ndërsa investitorët po presin takimet e bankave qendrore më të mëdha të botës, që......

Nafta publikon humbje për të dytën javë radhazi - Ndikohet nga ngadalësimi i ekonomisë amerikane dhe rritja e prodhimit
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, por pritet të publikojë humbje për të dytën javë me radhë, për shkak të të dhënave zhgënjyese në......

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Sony, fitime rekord për shkak të shitjeve rekord të Playstation 5
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e fundit të javës dhe të muajit, për shkak të fitimeve të korporatave, që në shumicën e rasteve kanë......