SHBA shndërron zyrat e braktisura në ambiente banimi - Qiraja, apo shitja duhet të jetë nën koston aktuale të tregut

Në të gjithë SHBA-në, ndërtesat e zyrave po shndërrohen në apartamente jo vetëm për të ofruar strehim të përballueshëm, por edhe për të nxitur ekonominë lokale të zonave në qendër të qytetit. Pandemia, bllokimet dhe puna nga shtëpia ka ndikuar shumë në këto zona të cilat nuk do të mund të rimëkëmben asnjëherë plotësisht. Për këtë qëllim, autoritetet e shumë qyteteve ofrojnë lehtësira të konsiderueshme tatimore për kompanitë kontraktuese për të inkurajuar projektet e konvertimit nga zyra në apartament me kushtin që një pjesë e këtyre apartamenteve të shiten ose të jepen me qira me çmime të përballueshme, nën normat e blerjes.
Në janar, Pittsburgh nisi një proces tenderimi për të ndërtuar banesa të përballueshme përmes "konvertimit të hapësirës së vjetër dhe të papërdorur të zyrave". Bostoni njoftoi gjithashtu një plan të ngjashëm në tetor, që synon rigjallërimin e jetës ekonomike të qendrës së qytetit përmes shndërrimit të zyrave në rezidenca. Dhe në prill, Seattle shpalli një konkurs midis pronarëve të pronave dhe firmave të projektimit për të paraqitur propozime për konvertimin e zyrave në shtëpi.
Kryebashkiaku i Uashingtonit, i ka bërë konvertimet e zyrave një gur themeli të planit të saj për të rigjallëruar jetën dhe aktivitetin ekonomik në qendër të qytetit. Plani i shpallur në fillim të këtij viti, synon të tërheqë 15 mijë banorë të rinj në qendrën e qytetit, ku tani jetojnë 25 mijë njerëz.
Gjithë kjo ethe e shndërrimit të zyrave në rezidenca, megjithatë, merr edhe kritika të ashpra. Organizatat që bëjnë thirrje për strehim të përballueshëm shprehin frikën se plani do të anulohet nga qëllimi i tij fillestar dhe synimi për strehim të përballueshëm do të braktiset.
Megjithatë, mbështetësit e modelit të konvertimit theksojnë se lehtësirat tatimore për kontraktorët e pasur nuk janë mënyra më e mirë për të arritur qëllimin. Dhe ndërsa më shumë punëdhënës fillojnë të kalojnë në modelin hibrid të punës, lind pyetja nëse njerëzit do të duan të vendosen në zonat qendrore të qytetit nëse nuk do iu duhet të jenë atje çdo ditë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Ngadalësohet rritja ekonomike në SHBA - Tremujori i parë regjistroi shifra të “zbehta”
Rritja ekonomike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ngadalësua në një normë vjetore dhe të rregulluar sezonale prej 1.1% në tremujorin e parë të këtij viti,......

Kroacia është vendi më i shtrenjtë në Europë - Çmimet jashtë kontrollit dëshpërojnë qytetarët
Pothuajse brenda natës, Kroacia është në krye, nëse jo "e para" për nga kostoja në Europë. Në tre muaj, praktikisht çdo gjë u rrit me të paktën njëqind për......

Ndalimi i kaldajave me gaz në Europë - Komisioni i BE këmbëngul në vendim, por përballet me kritika
Komisioni Europian vijon me vendosmëri drejt ndalimit të prodhimit të kaldajave me gaz duke filluar që nga shtatori i vitit 2029. Por nga një konsultim i......

Manipulimi i kilometrave dhe mungesa e dokumentacionit - Grekët nuk mund të blejnë automjete të përdorura nga Gjermania
Tregtarët grekë të automjeteve të përdorura në Gjermani kanë hyrë në "listën e zezë" për shkak të kontrolleve që autoritetet po kryejnë vazhdimisht dhe kanë të......

Dëshironi të jetoni në BE? Rregullat e reja mund ta bëjnë më të lehtë lëvizjen ndërmjet vendeve!
Rregullat rreth qëndrimit afatgjatë dhe lëvizjes nëpër bllok mund të jenë më të thjeshta nga viti i ardhshëm. BE-ja dëshiron ta bëjë më të lehtë për banorët......

Fitimet e Meta, i kalojnë pritshmëritë – Pas shkurtimit të 25% të stafit kompania raporton rezultate pozitive
Meta, firma mëmë e Facebook dhe Instagram, ka raportuar një fitim prej 5.7 miliardë dollarësh për tremujorin e parë të këtij viti, duke tejkaluar pritshmëritë......

Pse grevat e aviacionit francez po vonojnë fluturimet në të gjithë Europën?!
Një sërë aeroportesh në të gjithë Francën u është kërkuar të anulojnë fluturimet dhe kjo do të prekë gjithashtu edhe fluturimet mbi qiellin francez edhe pse......

Dollari, humbje për të dytin muaj me radhë - Investitorët presin takimet e bankave qendrore javën e ardhshme
Euro po këmbehet pranë 1.1 dollarëve edhe në sesionin e fundit të kësaj jave, ndërsa investitorët po presin takimet e bankave qendrore më të mëdha të botës, që......