Ndodh vetëm në Dubai - Një parcelë rërë shitet për një çmim rekord!

Nuk është një rezidencë spektakolare apo një apartament nën çati luksoze apo një apartament super-modern - është një ngastër toke në Dubai ku do të ndërtohet një rezidencë. Një copë... rërë në një ishull artificial në Dubai u shit para pak ditësh për 34 milionë dollarë, duke vendosur një shitje rekord.
Parcela prej 24.500 metrash katrorë ndodhet në 'Jumeirah Bay Island', një copë tokë në formë kali deti, e aksesueshme me urë nga kontinenti i Dubait. Kjo shumë korrespondon me më shumë se 1300 dollarë për metër katror, sipas firmës së ndërmjetësimit Knight Frank që mbylli marrëveshjen. Blerësi, i cili jeton jashtë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, planifikon të ndërtojë një shtëpi pushimi familjare në pronë.
Deri më sot, shitjet më mbresëlënëse kanë qenë kryesisht për vilat spektakolare, apartamentet luksoze dhe ato lloj pronash në përgjithësi. Ky i fundit është një rekord i madh për një parcelë rëre. Prona u ble dy vjet më parë për 5.5 milionë dollarë, sipas kompanive të pasurive të patundshme në Dubai, duke i siguruar pronarit fillestar një fitim neto prej 28.5 milionë dollarë pas shitjes.
Bumi i pasurive të paluajtshme në Dubai është nxitur nga çmimet e larta të naftës, dëshira e njerëzve të pasur në mbarë botën për të "parkuar" pasurinë e tyre në prona të paluajtshme dhe ndjenja se Dubai, me taksat dhe krimin e tij të ulët, është një strehë ideale në kohët e pandemisë dhe luftës. Qytetarët rusë kanë nxituar të blejnë prona në një qytet që ende i mirëpret me krahë hapur, ndërkohë që vizat e reja, të arta për qëndrim afatgjatë po tërheqin njerëz të tjerë të pasur për të investuar në prona në Dubai. Edhe pse Dubai vuante nga mbindërtimi, qyteti tani ka atë që disa sekserë e quajnë "mungesa e pronave", domethënë mungesë pronash dhe luksoze.
Terreni i shitur javën e kaluar është vetëm një nga 128 të ofruara nga zhvilluesi Meraas Holding duke e bërë atë unike në mesin e mijëra shtëpive të Palm Jumeirah. Rregullat e zhvillimit në zonë parandalojnë që toka të ndahet në pjesë më të vogla, por disa blerës kanë kombinuar shumë parcela për të krijuar hapësirë për shtëpi të mëdha. Pak shtëpi në ishull janë përfunduar. Disa janë në ndërtim e sipër, ndërsa shumë të tjera ende nuk kanë filluar ndërtimin.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

SHBA shndërron zyrat e braktisura në ambiente banimi - Qiraja, apo shitja duhet të jetë nën koston aktuale të tregut
Në të gjithë SHBA-në, ndërtesat e zyrave po shndërrohen në apartamente jo vetëm për të ofruar strehim të përballueshëm, por edhe për të nxitur ekonominë lokale......

Ngadalësohet rritja ekonomike në SHBA - Tremujori i parë regjistroi shifra të “zbehta”
Rritja ekonomike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ngadalësua në një normë vjetore dhe të rregulluar sezonale prej 1.1% në tremujorin e parë të këtij viti,......

Kroacia është vendi më i shtrenjtë në Europë - Çmimet jashtë kontrollit dëshpërojnë qytetarët
Pothuajse brenda natës, Kroacia është në krye, nëse jo "e para" për nga kostoja në Europë. Në tre muaj, praktikisht çdo gjë u rrit me të paktën njëqind për......

Ndalimi i kaldajave me gaz në Europë - Komisioni i BE këmbëngul në vendim, por përballet me kritika
Komisioni Europian vijon me vendosmëri drejt ndalimit të prodhimit të kaldajave me gaz duke filluar që nga shtatori i vitit 2029. Por nga një konsultim i......

Manipulimi i kilometrave dhe mungesa e dokumentacionit - Grekët nuk mund të blejnë automjete të përdorura nga Gjermania
Tregtarët grekë të automjeteve të përdorura në Gjermani kanë hyrë në "listën e zezë" për shkak të kontrolleve që autoritetet po kryejnë vazhdimisht dhe kanë të......

Dëshironi të jetoni në BE? Rregullat e reja mund ta bëjnë më të lehtë lëvizjen ndërmjet vendeve!
Rregullat rreth qëndrimit afatgjatë dhe lëvizjes nëpër bllok mund të jenë më të thjeshta nga viti i ardhshëm. BE-ja dëshiron ta bëjë më të lehtë për banorët......

Fitimet e Meta, i kalojnë pritshmëritë – Pas shkurtimit të 25% të stafit kompania raporton rezultate pozitive
Meta, firma mëmë e Facebook dhe Instagram, ka raportuar një fitim prej 5.7 miliardë dollarësh për tremujorin e parë të këtij viti, duke tejkaluar pritshmëritë......

Pse grevat e aviacionit francez po vonojnë fluturimet në të gjithë Europën?!
Një sërë aeroportesh në të gjithë Francën u është kërkuar të anulojnë fluturimet dhe kjo do të prekë gjithashtu edhe fluturimet mbi qiellin francez edhe pse......