Bota Postuar më 21 Nëntor 2023, 21:06

Bitcoin i reziston nivelit të 37,000 USD - Investitorët tërheqin fitimet, SEC shtyn vendimin për ETF-të

Nga SCAN TV
Bitcoin i reziston nivelit të 37,000 USD - Investitorët tërheqin

Bitcoin po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, por megjithatë po i reziston nivelit të 37,000 dollarëve. Analistët vlerësojnë tashmë se niveli i rezistencës për kriptomonedhën më të madhe në botë do të jetë në rreth 38,000 dollarë.

Rënia e ditës së sotme i atribuohet tërheqjes së fitimeve nga tregtarët dhe pasigurive të vazhdueshme rregullatore, pasi Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime të SHBA (SEC) shtyu vendimin e tij për një fond të tregtuar në shkëmbim (ETF) të propozuar nga Hasdex. Edhe kriptomonedha e dytë më e madhe në botë për nga kapitalizimi në treg, po qëndron në rënie të lehtë, por humbjet më të mëdha i realizon Solana dhe Dogecoin, në rënie me mbi 5%.

Performanca mikse e tregut të kriptomonedhave vjen në kohë që inflacioni global po ngadalësohet ndjeshëm, gjatë këtij viti. Analistët sugjerojnë se Bitcoin mund të hyjë në një periudhë luhatshmërie në javët e ardhshme.

Ndërkohë, në harkun e një viti, bitcoin është rritur me 126%, ndërsa numri i përdoruesve në të gjithë botën është rritur në një rekord prej 300 milionë personash. Ndër zhvillimet e tjera, Departamenti i Tregtisë në SHBA po kërkon më shumë se 4 miliardë dollarë nga Binance Holdings, si pjesë e një rezolute të propozuar të një hetimi shumëvjeçar, raportoi Bloomberg News, duke cituar njerëz të afër me çështjen.

Negociatat midis Departamentit të Drejtësisë dhe Binance përfshijnë mundësinë që themeluesi i shkëmbimit të kriptomonedhave, Changpeng Zhao, të përballet me akuza penale në Shtetet e Bashkuara.

Çdo rezolutë ka të ngjarë të luajë një rol vendimtar në ndjenjën e investitorëve ndaj tregut të kriptomonedhave, që është goditur nga një valë hetimesh dhe akuzash kundër firmave dhe individëve në këtë industri, duke përfshirë dënimin e fundit për mashtrim të themeluesit të FTX, Sam Bankman-Fried.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat