Nafta ndal rritjen 2-ditore - Fokusi rikthehet te ngadalësimi i kërkesës në Kinë

Nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, për shkak se në treg është rikthyer sërish shqetësimi për ngadalësimin e ekonomisë globale, që për rrjedhojë do të dëmtojë edhe kërkesën për naftë. por, humbjet po kufizohen nga perspektiva se OPEC dhe aleatët e tjerë mund të vijojnë me marrëveshjen për uljen e prodhimit edhe në vitin 2024.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 82 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 77 dollarë për fuçi. të dyja kontratat u rritën me rreth 2% të hënën, pasi 3 burime brenda OPEC+ deklaruan për reuters se grupi i vendeve prodhuese do të konsiderojë uljen e prodhimit edhe gjatë vitit të ardhshëm. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e tjerë, me në krye Rusinë, do të takohen më 26 nëntor për të diskutuar mbi politikat e prodhimit.
Tregu i naftës ka rënë me pothuajse 20% që nga fundi i shtatorit, pasi prodhimi i naftës bruto në SHBA, që është prodhuesi kryesor në botë, po qëndron në nivele rekord, në një kohë që tregu është i shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës, veçanërisht nga Kina, importuesi numër 1 i naftës në botë.
Tregtarët po shohin për shenja të rënies së kërkesës nga një recesion i mundshëm në SHBA, gjatë vitit 2024. Ndërkohë, investitorët po presin edhe të dhënat nga Instituti Amerikan i Naftës mbi rezervat për javën e kaluar, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme, ndërsa të mërkurën publikohet raporti zyrtar nga Administrata për Informimin mbi Energjinë.
SCAN
Sondazh

Ari ngjitet sërish pranë 1990 USD - Investitorët presin procesverbalin e takimit të FED
Ari po qëndron në rritje në sesionin e sotëm dhe po mbështetet nga dobësimi i dollarit amerikan, ndërsa investitorët po presin procesverbalin e takimit të......

Revolucion financiar te Manchester United - Familja Glazer do të shesë 25% të aksioneve te miliarderi Jim Ratcliffe
Pronarët amerikanë të Manchester United, familja Glazer, pritet të finalizojnë një marrëveshje prej 33 dollarësh për aksion me Jim Ratcliffe. Në këtë mënyrë,......

Tregjet europiane presin për një drejtim - Pas mbylljes së sezonit të fitimeve, investitorët të fokusuar te ekonomia
Bursat europiane po shfaqen të qëndrueshme edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin për një drejtim. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron......

Në Kosovë, më shumë dërguam sesa morëm - Marrëdhëniet me rajonin, importet u rritën vetëm me Maqedoninë e Veriut
Të dhënat e INSTAT mbi tregtinë e jashtme referuar muajit Tetor të këtij viti, konfirmojnë edhe njëherë rënie të importeve dhe eksporteve në vlerë.......

2 operatorë celularë në treg, AKEP kërkon ulje tarifash deri 32.4% - Dokumenti/ Subjekte me ndjeshmëri të lartë, formulë e re për llogaritjen e kostove
Ndryshimi i rëndësishëm që ka ndodhur në tregun e telefonisë celulare, i cili nga ky vit tashmë numëron vetëm 2 operatorë, ka nxitur AKEP-in të rishikojë......

Shteti shpenzon 1.2 miliardë USD vetëm për pagat - Reforma ka rritur kostot buxhetore në dy vitet e fundit
Në shpenzimet e përgjithshme të buxhetit të shtetit të planifikuara për vitin 2024, pagat e administratës zënë një pjesë të konsiderueshme. Referuar......

Pse Gjermania po përjeton krizë buxhetore dhe po ‘ngrin’ shpenzimet?
Gjykata e lartë e Gjermanisë vendosi kohët e fundit kundër rialokimit të borxhit të papërdorur të pandemisë Covid-19, në total rreth 60 miliardë euro për......

Si “punësimi i gjelbër” po tejkalon punësimin e përgjithshëm!
Të dhënat e reja tregojnë se ndërsa ka më shumë vende pune të gjelbra se kurrë, industria po përballet me një mungesë të madhe aftësish. Bota po punon drejt......