Bota Postuar më 21 Nëntor 2023, 16:08

Revolucion financiar te Manchester United - Familja Glazer do të shesë 25% të aksioneve te miliarderi Jim Ratcliffe

Nga SCAN TV
Revolucion financiar te Manchester United - Familja Glazer do të shesë

Pronarët amerikanë të Manchester United, familja Glazer, pritet të finalizojnë një marrëveshje prej 33 dollarësh për aksion me Jim Ratcliffe. Në këtë mënyrë, miliarderi britanik të zotërojë 25% të aksioneve të klubit anglez të futbollit. Menjëherë pas këtij lajmi, aksionet e Manchester United të listuara në SHBA u rritën me rreth 9% të premten, por ranë me rreth 3% të hënën. Klubi nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reuters për koment. Shifra prej 33 dollarë për aksion është shumë më e lartë se çmimi i aksioneve të Manchester United të listuara në SHBA prej rreth 19 dollarë, në mbyllje të sesionit të së hënës.

Oferta e Ratcliffe përfaqëson një prim prej 79.1% ndaj çmimit të mbylljes së aksioneve të enjten prej 18.43 dollarësh, duke e vlerësuar klubin e Old Trafford në rreth 5.4 miliardë dollarë, pa përfshirë borxhin.

Marrëveshja e vlerëson Manchester Unitedin pak më shumë se rivalët Chelsea, që u shit nga biznesmeni rus Roman Abramovich majin e kaluar për 5.2 miliardë dollarë, përfshirë borxhin dhe investimet, tek një grup investitorësh të udhëhequr nga miliarderi amerikan Todd Boehly dhe nga firma e kapitalit privat, Clearlake Capital.

Pas finalizimit të marrëveshjes, Ratcliffe do të bëhet një aksioner i minorancës, përmes kompanisë së tij kimike INEOS, por do të kontrollojë aspektin futbollistik të klubit. Tashmë janë bërë disa ndryshime, me United që ka njoftuar se Richard Arnold do të largohet nga roli i tij si CEO dhe priten largime të tjera të profilit të lartë.

Kompania INEOS zotëron gjithashtu klubin francez të Nice dhe skuadrën zvicerane të Lozanës, duke u dhënë tifozëve disa njohuri se si Ratcliffe dhe stafi i tij mund të drejtojnë Manchester United. INEOS mori Nice në vitin 2019 dhe aktualisht po shijon një fillim të shkëlqyer të sezonit nën menaxherin e ri Francesco Farioli, një dishepull i trajnerit të Brighton, Roberto De Zerbi.

Vitin e kaluar, familja Glazer kishte deklaruar se po shikonte disa opsione për 20 herë kampionët e Anglisë, duke përfshirë një investim të ri ose një shitje të mundshme. Marrëveshja është ende duke u finalizuar dhe mbetet subjekt i negociatave në vazhdim.

Gjatë javës së kaluar, Manchester United konfirmoi se CEO i klubit, Richard Arnold do të largohet së bashku me këshilltarin e përgjithshëm, ndërsa drejtori i bordit, Patrick Steëart do të emërohet CEO i përkohshëm, duke u lejuar pronarëve të ardhshëm të klubit të marrin kohë për të identifikuar një drejtues të ri afatgjatë. Arnold u emërua CEO më pak se dy vjet më parë, kur e mori detyrën nga nënkryetari ekzekutiv, Ed Woodward dhe plotësoi një rol që kishte mbetur bosh që nga viti 2013.

Reuters raportoi në tetor se Ratcliffe do të paguante më shumë se 1.5 miliardë dollarë për 25% të aksioneve në United, nëse oferta e tij për klubin ikonik të futbollit do të të pranohej nga familja Glazer.

I ngarkuar me detyrën kryesore për të ringjallur të ardhurat e klubit, Arnold në prill të vitit të kaluar solli si trajner të ekipit Erik ten Hag, i cili gjithashtu ka qenë nën presion të madh muajt e fundit, për shkak të performancës së dobët të klubit në fushë. Nën drejtimin e Arnold, Manchester United shënoi të ardhura rekord dhe realizoi disa marrëveshje të mëdha sponsorizimi, duke përfshirë një marrëveshje 1.1 miliardë dollarë me Adidas, e cila do të zgjasë 10 vjet. Ndërkohë, Patrick Stewart, i cili do të qëndrojë në rolin e tij si këshilltar i përgjithshëm, po manaxhon marrëdhëniet e klubit me organet qeverisëse si Federata Angleze e Futbollit dhe UEFA.

Manchester United gjeneron të ardhura nga burime të shumta, duke përfshirë ato komerciale, nga transmetimet dhe ndeshjet. Brenda sektorit të të ardhurave komerciale, United fiton para’ nga marka e saj globale nëpërmjet dy degëve; sponsorizimi dhe shitja me pakicë, tregtimi, licencimi i veshjeve dhe produkteve.

Kompania përfiton nga transmetimet e ndeshjeve të futbollit drejtpërdrejt dhe në mënyrë indirekte përmes rritjes së ekspozimit global për partnerët e saj tregtarë. Të ardhurat nga transmetimet rrjedhin nga të drejtat televizive në lidhje me Premier League, garat e klubeve të UEFA-s dhe garat e tjera. Për më tepër, kanali televiziv global MUTV, ofron programe të Manchester United në territore anembanë botës.

Lidion Kulla / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat