2 operatorë celularë në treg, AKEP kërkon ulje tarifash deri 32.4% - Dokumenti/ Subjekte me ndjeshmëri të lartë, formulë e re për llogaritjen e kostove
Ndryshimi i rëndësishëm që ka ndodhur në tregun e telefonisë celulare, i cili nga ky vit tashmë numëron vetëm 2 operatorë, ka nxitur AKEP-in të rishikojë politikat e tarifave, duke propozuar uljen e tyre përmes një formule që bazohet te kostot.
AKEP ka nxjerrë për konsultim publik Analizën e Tregut të Telefonisë Celulare për Tregjet me Shumicë të Terminimit të Thirrjeve në Rrjetet e Telefonisë së Lëvizshme ku dy subjektet One Albania sh.a., dhe Vodafone Albania sh.a., konsiderohen si sipërmarrës me Fuqi të Ndjeshme në rrjetet celulare.
Një klasifikim i tillë i jep automatikisht rregullatorit shtetëror të drejtën të ndërhyrë në tarifat e terminimit që ata përdorin mes njëri tjetrit, dhe që reflektohen në fund te ccmimet e paketave për përdoruesit shqiptarë të telefonisë celulare.
Terminimi i thirrjeve mobile (MTR) është një shërbim me shumicë i ofruar nga operatori mobile për t’i mundësuar konumatorëve të rrjetit të tij marrjen e thirrjeve. Kur ofruesit e shërbimeve të thirrjeve nga rrjetet fikse ose mobile ju mundësojnë pajtimtarëve të tyre dërgimin (kryerjen) e thirrjes në numrat e rrjeteve mobile të Republikës së Shqipërisë, ata i paguajnë operatorit që u mundëson terminimin e thirrjes një tarifë me shumicë për këtë shërbim, që quhet ‘tarifa e terminimit të thirrjes në rrjetet mobile’.
Në vitin 2018, AKEP e përcaktoi këtë tarifë tavan në vlerën 1.11 lekë për minutë, duke e llogaritur përmes një formule qe bazohej te mesatarja e tarifave të përdorura nga rregullatorët evropiane. Ajo që propozon në analizë Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është një tjetër formulë, e cila të jetë sa më pranë kostove reale.
Më specifikisht, AKEP parashikon që tarifa e terminimit të zbresë në 1.02 lekë/minuti në fund të marsit të vitit 2024. Pas gjashtë muajsh, në fund të shtatorit të vitit të ardhshëm, AKEP parashikon që tarifa të zbresë në 0.89 lekë minuti, ndërsa në marsin e vitit 2025, ajo mos të jetë me e lartë se 0.75 minuti, ose 32.4% më e ulët se tarifa që aplikohet që prej vitit 2018.
Lorenc Rabeta/SCAN

Shteti shpenzon 1.2 miliardë USD vetëm për pagat - Reforma ka rritur kostot buxhetore në dy vitet e fundit
Në shpenzimet e përgjithshme të buxhetit të shtetit të planifikuara për vitin 2024, pagat e administratës zënë një pjesë të konsiderueshme. Referuar......

Pse Gjermania po përjeton krizë buxhetore dhe po ‘ngrin’ shpenzimet?
Gjykata e lartë e Gjermanisë vendosi kohët e fundit kundër rialokimit të borxhit të papërdorur të pandemisë Covid-19, në total rreth 60 miliardë euro për......

Si “punësimi i gjelbër” po tejkalon punësimin e përgjithshëm!
Të dhënat e reja tregojnë se ndërsa ka më shumë vende pune të gjelbra se kurrë, industria po përballet me një mungesë të madhe aftësish. Bota po punon drejt......

Valët e të nxehtit në vitin 2022 mund të kenë shkaktuar 70 mijë vdekje në Europë!
Studiuesit analizuan se si të dhënat ditore kundrejt javore mund të nënvlerësojnë vdekjet e tepërta për shkak të vdekshmërisë së lidhur me nxehtësinë.......

Tenderët, institucionet shkelin afatet e ankimimit - APP, shkresë kontraktorëve: Respektoni ligjin, duhen pritur vendimet përfundimtare
Institucionet publike nuk respektojnë afatet e ankimimit nga bizneset për procedurat tenderuese, duke publikuar fituesit apo arkivuar procedurat në sistemin......

Çmimet, Shqipëria “parakalon” Europën - Inflacioni sipas Eurostat, 4.7% në Tetor. Në BE vlerësohet në 3.6%
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin Tetor të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’,......

Cilat janë sfidat për rritjen e eksporteve bujqësore? - Denaj: Fuqizim i prodhuesve për të arritur standardet e tregjeve europiane
Prodhuesit e vegjël dhe të mesëm në vend po asistohen që të rrisin cilësinë edhe standardet e produkteve të tyre, në mënyrë që të aksesojnë tregjet europiane......

50 milion euro kredi për ujësjellësit - Investime për përmirësimin e situatës dhe fuqizimin e shoqërive rajonale
Qeveria do të marrë 50 mln euro kredi nga kFW gjermane, në funksion të investimeve në sektorin e ujësjellës – kanalizimeve. Marrëveshja e huasë ka mbërritur në......