Bota Postuar më 21 Nëntor 2023, 18:09

Ari ngjitet sërish pranë 1990 USD - Investitorët presin procesverbalin e takimit të FED

Nga SCAN TV
Ari ngjitet sërish pranë 1990 USD - Investitorët presin

Ari po qëndron në rritje në sesionin e sotëm dhe po mbështetet nga dobësimi i dollarit amerikan, ndërsa investitorët po presin procesverbalin e takimit të fundit të Rezervës Federale, që u zhvillua në fillim të këtij muaji.

Kontrata “spot” e arit po tregtohet në rreth 1,988 dollarë për onz, ndërsa kontrata “futures” po tregtohet në rreth 1,990 dollarë për onz. Analistët shprehen se, dobësimi i dollarit dhe i yield-it të obligacioneve në SHBA, së bashku me pritshmëritë se bankat qendrore nuk do të rrisin interesat, do të mbështesin metalin e çmuar.

Monedha e gjelbër po tregtohet në nivelin më të ulët në 2 muaj e gjysëm dhe një dollar më i dobët i bën lëndët e para më të lira për zotëruesit e monedhave të tjera. Shenjat për ngadalësimin e inflacionit në SHBA kanë rritur pritshmëritë se banka qëndrore do t’i ulë së shpejti normat e interesit.

Tregjet presin gjerësisht që Rezerva Federale t’i mbajë të pandryshuara normat e interesit në takimin e dhjetorit dhe ekzistojnë 50% shanse për një ulje të tyre me të paktën 25 pikë bazë, deri në maj.

Inflacioni ka të ngjarë të mbetet “kokëfortë” dhe t’a detyrojë bankën qendrore amerikane t’i mbajë normat e interesit të larta për një kohë më të gjatë sesa parashikojnë investitorët. Ndër metale te tjera, kontrata “spot” e arin po qëndron në rreth 23.6 dollarë për onz, ndërsa platini po tregtohet në rreth 918 dollarë për onz.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat