Euro dhe paundi nuk ndalin “vrullin” - BQE dhe Banka e Anglisë, politikë më agresive se FED

Dollari amerikan po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm dhe po tregtohet në nivelin më të ulët në 2 muaj e gjysëm, pasi investitorët besojnë gjerësisht se Rezerva Federale i ka dhënë fund ciklit të rritjes së interesave dhe shumë shpejt mund të fillojë ulja e tyre.
Në anën tjetër, paundi britanik është ngjitur në nivelin më të lartë në 10 javën e fundit përballë dollarit, pasi guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, ritheksoi se qëndrimi në lidhje me normat e interesit nuk ka ndryshuar.
Bailey deklaroi përpara Komitetit të Thesarit të parlamentit britanik se inflacioni ishte në rrugën e duhur për t'u rikthyer në objektivin prej 2%, por kishte rreziqe që rritja e çmimeve mund të ngecë në nivele të larta.
Bailey shtoi se është ende shumë herët për të menduar uljen e normave të interesit. Në të njëjtën seancë, Catherine Mann, një nga anëtaret më të ashpra të Komitetit të Politikës Monetare të Bankës së Anglisë, deklaroi se ajo favorizon shtrëngimin e mëtejshëm të politikës monetare për të siguruar kthimin e inflacionit në objektiv. Këto komente bënë që paundi britanik të rritet në mbi 1.25 në raport me dollarin amerikan, duke prekur nivelin më të lartë që nga 6 shtatori.
Edhe euro është forcuar në raport me monedhën e gjelbër dhe po tregtohet në rreth 1.095, niveli më i lartë që nga 15 gushti. Euro është forcuar nga pritshmëritë që Banka Qendrore Evropiane po funksionon me një hap vonesë krahasuar me Rezervën Federale, ndërsa do t’i mbajë normat e interesit të larta më gjatë se banka qendrore amerikane.
Gjithashtu, euro gjeti një mbështetje nga vendimi i Agjencisë së Vlerësimit të Kreditit, Moody's, që përmirësoi perspektivën “Baa3” për vlerësimin sovran të Italisë në të qëndrueshme nga negative që ishte më parë dhe përmirësoi vlerësimin e Portugalisë me dy shkallë në “A3”.
SCAN
Sondazh

Nafta ndal rritjen 2-ditore - Fokusi rikthehet te ngadalësimi i kërkesës në Kinë
Nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, për shkak se në treg është rikthyer sërish shqetësimi për ngadalësimin e ekonomisë globale, që për......

Ari ngjitet sërish pranë 1990 USD - Investitorët presin procesverbalin e takimit të FED
Ari po qëndron në rritje në sesionin e sotëm dhe po mbështetet nga dobësimi i dollarit amerikan, ndërsa investitorët po presin procesverbalin e takimit të......

Revolucion financiar te Manchester United - Familja Glazer do të shesë 25% të aksioneve te miliarderi Jim Ratcliffe
Pronarët amerikanë të Manchester United, familja Glazer, pritet të finalizojnë një marrëveshje prej 33 dollarësh për aksion me Jim Ratcliffe. Në këtë mënyrë,......

Tregjet europiane presin për një drejtim - Pas mbylljes së sezonit të fitimeve, investitorët të fokusuar te ekonomia
Bursat europiane po shfaqen të qëndrueshme edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin për një drejtim. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron......

Në Kosovë, më shumë dërguam sesa morëm - Marrëdhëniet me rajonin, importet u rritën vetëm me Maqedoninë e Veriut
Të dhënat e INSTAT mbi tregtinë e jashtme referuar muajit Tetor të këtij viti, konfirmojnë edhe njëherë rënie të importeve dhe eksporteve në vlerë.......

2 operatorë celularë në treg, AKEP kërkon ulje tarifash deri 32.4% - Dokumenti/ Subjekte me ndjeshmëri të lartë, formulë e re për llogaritjen e kostove
Ndryshimi i rëndësishëm që ka ndodhur në tregun e telefonisë celulare, i cili nga ky vit tashmë numëron vetëm 2 operatorë, ka nxitur AKEP-in të rishikojë......

Shteti shpenzon 1.2 miliardë USD vetëm për pagat - Reforma ka rritur kostot buxhetore në dy vitet e fundit
Në shpenzimet e përgjithshme të buxhetit të shtetit të planifikuara për vitin 2024, pagat e administratës zënë një pjesë të konsiderueshme. Referuar......

Pse Gjermania po përjeton krizë buxhetore dhe po ‘ngrin’ shpenzimet?
Gjykata e lartë e Gjermanisë vendosi kohët e fundit kundër rialokimit të borxhit të papërdorur të pandemisë Covid-19, në total rreth 60 miliardë euro për......