Banka e Shqipërisë jep miratimin paraprak për bashkimin me përthithje të bankave OTP-Alpha

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak për bashkimin me përthithje të Bankës OTP Albania sh.a. me Bankën Alpha Albania sh.a.Ky vendim i hap rrugë procesit të shkrirjes së Alpha Bank dhe bashkimit të strukturave ekzistuese me hungarezen OTP. Marrëveshja për shitjen e bankës greke te hungarezët u njoftua fundvitin e kaluar. Në këtë mënyrë, sektori bankar do të ketë 11 banka.
Në këtë mbledhje, Këshilli Mbikëqyrës miratoi edhe Strategjinë Afatmesme të Zhvillimit të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2023- 2025, buxhetin e Bankës së Shqipërisë për vitin 2023 dhe buxhetin orientues afatmesëm për vitet 2024 – 2025. Një vendim tjetër i miratuar është edhe miratimi i një ndryshimi në rregulloren “Mbi minimumin e rezervës së detyruar mbajtur në Bankën e Shqipërisë nga bankat”, e ndryshuar që synon të krijojë hapësira që bankat tregtare të administrojnë më mirë nivelin e kapitalit që ato kanë në dispozicion.
Sondazh

Volkswagen i “dorëzohet” sindikatës gjermane - Rritje pagash prej 8.5% për 125 mijë punëtorë
Sindikata e përpunimit të metaleve “IG Metall” konfirmoi arritjen e një marrëveshjeje për pagat me Volkswagen për fabrikat e prodhuesit të automjeteve në......

Taksë “surprizë” për prodhuesit e naftës në Detin e Veriut - Britania rrit deri në 35% taksën për të “mbushur” financat publike
Prodhuesit e naftës dhe gazit të Detit të Veriut organizuan një takim pasi Mbretëria e Bashkuar vendosi të rrisë në mënyrë të papritur një taksë mbi sektorin.......

Shenjat e para të uljes së inflacionit në Gjermani - Muaji tetor regjistroi rënie të çmimit të prodhimeve
Sipas raportimeve të Deutsche Welle, në Gjermani në muajin tetor është shënuar rënie e çmimeve të prodhimeve për herë të parë në dy vjet e gjysmë. Zyra......

Kërkimet për rrjetin në 6G - Ericsson investon miliarda paund në Britaninë e Madhe
Prodhuesi i pajisjeve të rrjetit Ericsson do të investojë miliona paund për kërkimet për rrjetin 6G në Britaninë e Madhe, duke punuar me universitetet për sa i......

BE propozon një kufi për çmimin e gazit - 275 euro për megavat orë për të gjitha vendet anëtare
Ekzekutivi i Bashkimit Europian propozoi një kufi të çmimit të gazit në 275 euro për megavat orë për vendet anëtare. Ideja për vendosjen e kufirit të cmimit......

Papunësia në Zvicër e ulët në nivel rekord - Pushohet nga puna personeli i zyrave të punësimit
Duket një paradoks por në Zvicër, ku po vazhdojnë të punësohen gjithnjë e më shumë qytetarë, ata që kanë përfunduar pa punë janë anëtarët e personelit të......

2.7 mln euro, nga shitja e energjisë - KESH mbyll dhe një procedurë depozitimi, energjia do kthehet qershorin e ardhshëm
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka siguruar rreth 2.7 mln euro nga procedura e shitjes së energjisë, zhvilluar një ditë më parë. Në total janë shitur 13......

“Tarifat e ujit, rritje me 75%” - Draft strategjia: Të ardhurat, për mbulimin e kostove të operimit të ujësjellësve
Tarifat e ujit do të rriten me 75%, deri në vitin 2030 me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë financiare të shoqërive të ujësjellës – kanalizimeve. Gjithçka......