Agroturizmi në Shqipëri/ Krifca: Mbështetje financiare dhe promovim përmes paketave fiskale favorizuese!

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, Frida Krifca përmes një videoje në rrjetet sociale vuri në dukje se 51% e fermave agroturistike menaxhohen nga të rinj nën 45 vjeç që “gjenerojnë ide, punojnë, punësojnë e ndërtojnë me përkushtim histori suksesi”.
“Agroturizmi në Shqipëri është sot një realitet i mjeshtërisë në kulinari, promovimit të identitetit bujqësor, trashëgimisë kulturore, karakterit unik të mikpritjes dhe bujarisë së natyrës shqiptare dhe një infrastrukturë kapacitetesh të përmirësuar ndjeshëm që ka sjellë zhvillim në zona të thella rurale, përmes magjepsjes së vizitorëve vendas e të huaj që janë bërë frekuentues të rregullt të këtyre realiteteve”, shkruan Krifca.
Ministrja bëri të ditur se, qeveria shqiptare mbështet dhe promovon agroturizmin përmes një pakete fiskale favorizuese, mbështetje financiare për të rivitalizuar dhe zhvilluar më tej mjedisin rural, si një aset i rëndësishëm i ekonomisë dhe kulturës sonë.
Sipas informacionit të publikuar në të gjithë vendin numërohen mbi 250 njësi agroturizmi, bujtina, ekoparqe dhe pika kampingu që ofrojnë eksperienca unike, shërbim cilësor, akomodim cilësor dhe gatime të freskëta.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

BE “mbyll dyert” për fondet kineze - Rënie e mprehtë e investimeve të Kinës në Europë
Ndryshimi i qëndrimit të Europës ndaj marrëdhënieve ekonomike me Kinën u zyrtarizua nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, kur ftoi BE-në për të reduktuar......

Bien shitjet e telefonave celularë - Në Europën perëndimore ranë me 9.4% tremujorin e parë
Tregu europian i telefonave celularë po lëviz nën hijen e pasigurisë ekonomike dhe presioneve inflacioniste. Të dhënat në Europë ishin negative në tremujorin e......

Projekti i “Epokës së re” në Kinë - Në objektiv martesa dhe lindja e fëmijëve
Kina do të nisë projekte në më shumë se 20 qytete për të krijuar një kulturë "epoke të re" për martesën dhe lindjen e fëmijëve, masa e fundit e marrë nga......

BQE gjobit me 6.3 milionë euro Goldman Sachs - Akuza, nënvlerësim i nevojave për kapital, refuzohet apelimi
Banka Qendrore Europiane ka vendosur një gjobë administrative prej 6.3 milionë eurosh për Goldman Sachs Europe për gabime në llogaritjen e aktiveve të......

13.4 miliardë metra kub gaz nga ankandi i parë i përbashkët - Ofertat nga 25 kompani ndërkombëtare, tejkalohet kërkesa kolektive
Ankandi i parë për blerjet e përbashkëta të gazit nisur nga Bashkimi Europian javën e kaluar përfundoi me oferta për rreth 13.4 miliardë metra kub dhe......

Inflacioni në Argjentinë arrin në 109% - Konsumatorët bëjnë sakrifica për të përballuar jetesën
Inflacioni në Argjentinë u rrit në 109% nga viti në vit në prill, sipas të dhënave të publikuara nga autoriteti kombëtar i statistikave, duke mposhtur......

Amnesty International: Rritje drastike e numrit të dënimeve me vdekje!
Sipas Komisionerit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Folker Turk, të paktën 209 persona janë ekzekutuar në Iran këtë vit duke e bërë atë vendin me numrin më......

‘Kërcen’ Dollari amerikan dhe monedha europiane – Rritje e ndjeshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera ka regjistruar një rritje të konsiderueshme këtë mëngjes nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 103 lekë......