Shqipëria Postuar më 2 Maj 2024, 13:45

Aeroporti i Gjirokastrës, 1.2 km pistë aktualisht - Golemi: Zhvillim ekonomik dhe nxitje turizmit!

Nga SCAN TV
Aeroporti i Gjirokastrës, 1.2 km pistë aktualisht - Golemi: Zhvillim

Hapja e garës ndërkombëtare për aeroportin e Gjirokastrës brenda këtij muaji është cilësuar lajmi më i mirë i vitit sipas kryetarit të bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi. Për SCAN TV, Golemi ka thënë se aerodromi do të të jetë një pikë e rëndësishme që do të sjellë zhvillim ekonomik dhe më shumë punësim, pasi Gjirokastra do të jetë një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit gjithëvjetor.

“Është mbështetja e kryeministrit Rama dhe zëvendëskryeministres Balluku që aeroporti Gjirokastër të mos jetë më aerodrom fushor, por të jetë një aerodrom me të gjitha kapacitetet dhe standardet. E meriton jo vetëm qyteti, por gjithë qarku Gjirokastër, sepse do të jetë një aeroport në shërbim të gjithë zonës. Patjetër që impakti i drejtpërderdjtë do jetë në Gjirokastër, dhe ky ka qënë lajmi më i mirë i vitit.

Aeroportin e morrën në menaxhim në fillim të këtij viti si bashki. Pista aktualisht shkon në 1.2 km, është një aerodrom fushor. Përgjithësisht e kemi përdorur për fluturime sportive, por tashmë do të jetë një aeroport me standarde, presim pastaj se si do të jetë projekti përfundimtar, sa do të jetë pista dhe gjithë pjesa tjetër me komponentët” - thotë Flamur Holemi, kryetar i Bashkisë Gjirokastër.

I ndërtuar në vitin 1924, sot Aerodromi i Gjirokastrës funksionon vetëm për aktivitete aeronautike sportive si dhe uljen e helikopterëve të Emergjencave Civile. Në funksion të vetë zhvillimeve të vendit tonë edhe fluturimet në aeroportin e Gjirokastrës do të ishin ato për transportin e pasagjerëve, postës, fluturime për qëllime ushtarake e tregtare.

Afërsia gjeografike me Sarandën dhe bregdetin e Jonit do të bënte që turistët që do të mbërrijnë në Gjirokastër me linjat ajrore krahas vlerave të qytetit të gurtë të zgjerojnë guidat e tyre edhe me udhëtime në pjesën e bregdetit.

“Prej korrikit të vitit 2022, ne kemi filluar fluturimet sportive. Është një aerodrom i certifikuar tashmë. Pak më tepër se para një jave, kemi bërë disa aktvitete që kanë dhënë impakt për zonën. Dhe nuk flasim vetëm për turistë që vijnë vetëm në Sarandë, apo Gjirokastër. Tashmë me rrugën e re Kardhiq-Delvinë, besoj se nuk do të ketë turistë që shkojnë në Sarandë dhe nuk do të vijnë në Gjirokastër apo anasjelltas, pra kjo është një ofertë e përbashkët”- shton kryetari i Bashkisë Gjirokastër.

Golemi ka folur edhe për investimet në infrastrukturë që janë duke u realizuar në qytetin e gurtë, ndërkohë që ka thënë se sfidë mbetet rritja e kapacitetit akomodues për t;ju përgjigjur fluskit të lartë të vizitorëve.

Alida Lula/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat