Çelet “Java e Evropës” në Shqipëri - Gonzato: Aktivitete të shumta nga Veriu, në Jug. Promovohet gjithëpërfshirja

Nën moton “Evropa është këtu”, Delegacioni i BE-së ka çelur sot Javën e Evropës 2024, me një sërë aktivitetesh që synojnë promovimin, kremtimin e gjithëpërfshirës, diversitetin dhe të drejtat e njeriut përmes artit, muzikës, panaireve, ekspozitave dhe panëve të diskutimit të organizuara nga veriu në jug të Shqipërisë.
“Ne duam të krijojmë hapësira për angazhim dhe debat me partnerë të ndryshëm shqiptarë, të diskutojmë se si mund të nxisim një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe më të drejtë, ku secili ka vendin e vet dhe mund të japë kontributin e vet. Panairet tona të BE në tre qytete, Shkodër, Gjirokastër, Tiranë, do të mirëpresin qytetarë që duan të takojnë njerëz nga shoqata që kanë marrë pjesë në programe të financuara nga BE-ja, të informohen për nismat e BE-së që promovojnë përfshirjen, diversitetin dhe që ofrojnë mundësi për të përmbushur potencialet profesionale”,tha ai.
Këtë vit, delegacioni i BE ka vendosur partneritet me Orkestrën rinore të Ballkanit Perëndimor, një platformë për bashkëpunimin e muzikantëve të rinj profesionistë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila synon të bashkojë rininë e rajonit. Java e Evropës do të zgjasë deri më 11 Maj.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Prilli mbyllet me optimizëm për ekonominë - Përkeqësohet vetëm ndërtimi për shkak të nivelit aktual të porosive
Treguesi i Ndjesisë Ekonomike për muajin prill të këtij viti ka regjistruar rritje me 6.6 pikë, çka tregon se besimi në ekonomi po përmirësohet gradualisht......

Sondazhi i EY: Ekonomia gjermane është goditur rëndë si pasojë e rënies së investimeve të huaja!
Investimet e huaja direkte (FDI) në Europë ranë me 4% vitin e kaluar, me Gjermaninë që pa një rënie të mprehtë prej 12% në projekte mes shqetësimeve për......

Rriten me 30% gjobat për ndotësit e mjedisit - Kumbaro: Masat marrin direkt titull ekzekutiv. Edukojmë qytetarët dhe bizneset
Qeveria shqiptare ka vendosur të bëjë ndërhyrje në katër ligje në fushën e mjedisit, duke synuar të forcojë masat administrative për ndotësit, që nga individët......

Rritje e “fortë” pagash për punonjësit e policisë - Balla: Do të realizojmë pritshmëritë e tyre, pasi përballen me sfida të mëdha
Nga 1 Korriku 2024, punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë një rritje të ndjeshme të pagave. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, theksoi se rritja......

Zhvillimi i Brukselit: Sa ka përparuar ekonomikisht Europa në 20 vite?
Njëzet vjet më parë, 10 vende të reja iu bashkuan Bashkimit Europian. Një raport i ri ka shqyrtuar përparimin ekonomik të 8 prej këtyre vendeve anëtare. Për të......

‘Ari i lëngshëm’: Mungesa e vajit të ullirit po nxit çmime rekord dhe frikën nga pasiguria ushqimore!
Mungesa e vajit të ullirit, i referuar ndonjëherë si "ari i lëngshëm", ka çuar çmimet në nivele rekord, ka nxitur një rritje të krimit dhe e ka shtyrë......

Inflacioni ndikon ekonominë e SHBA - Fed lë të pandryshuara normat e interesit, pasi çmimet vijojnë të rriten
Në mbledhjen e saj të fundit, Rezerva Federale në SHBA la të pandryshuara normat e interesit midis 5.25% dhe 5.50%, në nivelin më të lartë në 23 vjet. Vendimi,......

Cilat janë rreziqet për ekonominë globale?- OECD: Kushtet e shtrënguara monetare dhe tensionet gjeopolitike
Perspektiva e ekonomisë globale ka nisur të ringrihet, ndonëse rritja mbetet modeste. Në një studim të saj, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik......