Prilli mbyllet me optimizëm për ekonominë - Përkeqësohet vetëm ndërtimi për shkak të nivelit aktual të porosive

Treguesi i Ndjesisë Ekonomike për muajin prill të këtij viti ka regjistruar rritje me 6.6 pikë, çka tregon se besimi në ekonomi po përmirësohet gradualisht krahasimisht me dy muajt e parë të vitit ku ky tregues ishte me rënie.
Shifrat e Bankës së Shqipërisë nëpërmjet Vrojtimit të Besimit Konsumator dhe të Biznesit sinjalizojnë se Treguesi i Ndjesisë Ekonomike gjatë muajit prill ka arritur pranë 113.8 pikëve, që tregon se është 13.8 pikë mbi mesataren historike. Institucioni sqaron në vrojtim se ky përmirësim i treguesit që mat besimin në ekonomi ka ardhur kryesisht nga rritja e besimit në sektorët e industrisë, shërbimeve, tregtisë si dhe rritja e besimit konsumator. Në të kundërt , besimi në sektorin e ndërtimit pësoi një rënie të lehtë për të dytin muaj me radhë.
Treguesi i besimit në ndërtim ra lehtësisht me 0.7 pikë përqindje në muajin prill, ndërkohë që në muajin mars ky tregues ra me 0.9 pikë përqindje. Kjo ecuri këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të ulëta për nivelin e porosive aktuale. Nga ana tjetër, pritjet për punësimin dhe për çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë regjistruar rritje.
Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 3.5 pikë përqindje në muajin prill, ndikuar nga vlerësimet më optimiste për prodhimin industrial aktual dhe për porositë nga eksportet në të ardhmen .Gjithashtu, pritjet e bizneseve për prodhimin industrial në të ardhmen regjistruan rritje ndërsa pritshmëritë për çmimet kanë mbetur të pandryshuara.
Treguesi i besimit në shërbime u rrit ndjeshëm me 8.2 pikë përqindje, duke shënuar kështu nivelin më të lartë historik me 22 pikë përqindje mbi mesataren. Në këtë rritje kontribuan performanca aktuale e aktivitetit të bizneseve si dhe rritja e nivelit të kërkesës nga konsumatorët.
Gjithashtu, Treguesi i besimit në tregti ka shënuar rritjen më të lartë të të gjithë treguesve këtë muaj, me rreth 9.3 pikë përqindje. Kjo rritje e fortë u ndikua kryesisht nga vlerësimet optimiste mbi ecurinë aktuale të biznesit si dhe pritjet për punësimin.
Nga ana tjetër, Treguesi i besimit konsumator u rrit me 3.8 pikë përqindje, duke përforcuar prirjen rritëse të nisur muajin e kaluar. Konsumatorët vlerësuan në përmirësim situatën e tyre financiare, situatën ekonomike të vendit në të ardhmen si dhe blerjet në shuma të mëdha , ndërsa pritjet e konsumatorëve për papunësinë dhe inflacionin në të ardhmen janë ulur.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Sondazhi i EY: Ekonomia gjermane është goditur rëndë si pasojë e rënies së investimeve të huaja!
Investimet e huaja direkte (FDI) në Europë ranë me 4% vitin e kaluar, me Gjermaninë që pa një rënie të mprehtë prej 12% në projekte mes shqetësimeve për......

Rriten me 30% gjobat për ndotësit e mjedisit - Kumbaro: Masat marrin direkt titull ekzekutiv. Edukojmë qytetarët dhe bizneset
Qeveria shqiptare ka vendosur të bëjë ndërhyrje në katër ligje në fushën e mjedisit, duke synuar të forcojë masat administrative për ndotësit, që nga individët......

Rritje e “fortë” pagash për punonjësit e policisë - Balla: Do të realizojmë pritshmëritë e tyre, pasi përballen me sfida të mëdha
Nga 1 Korriku 2024, punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë një rritje të ndjeshme të pagave. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, theksoi se rritja......

Zhvillimi i Brukselit: Sa ka përparuar ekonomikisht Europa në 20 vite?
Njëzet vjet më parë, 10 vende të reja iu bashkuan Bashkimit Europian. Një raport i ri ka shqyrtuar përparimin ekonomik të 8 prej këtyre vendeve anëtare. Për të......

‘Ari i lëngshëm’: Mungesa e vajit të ullirit po nxit çmime rekord dhe frikën nga pasiguria ushqimore!
Mungesa e vajit të ullirit, i referuar ndonjëherë si "ari i lëngshëm", ka çuar çmimet në nivele rekord, ka nxitur një rritje të krimit dhe e ka shtyrë......

Inflacioni ndikon ekonominë e SHBA - Fed lë të pandryshuara normat e interesit, pasi çmimet vijojnë të rriten
Në mbledhjen e saj të fundit, Rezerva Federale në SHBA la të pandryshuara normat e interesit midis 5.25% dhe 5.50%, në nivelin më të lartë në 23 vjet. Vendimi,......

Cilat janë rreziqet për ekonominë globale?- OECD: Kushtet e shtrënguara monetare dhe tensionet gjeopolitike
Perspektiva e ekonomisë globale ka nisur të ringrihet, ndonëse rritja mbetet modeste. Në një studim të saj, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik......

Microsoft investon 2,2 mld dollarë në Malajzi- Për zhvillimin e shërbimeve cloud dhe inteligjencës artificiale
Microsoft do të investojë 2.2 miliardë dollarë gjatë katër viteve të ardhshëm në infrastrukturën e re të cloud dhe inteligjencës artificiale të Malajzisë, tha......