Rriten me 30% gjobat për ndotësit e mjedisit - Kumbaro: Masat marrin direkt titull ekzekutiv. Edukojmë qytetarët dhe bizneset

Qeveria shqiptare ka vendosur të bëjë ndërhyrje në katër ligje në fushën e mjedisit, duke synuar të forcojë masat administrative për ndotësit, që nga individët deri tek bizneset. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, bëri me dije se gjobat do të rriten me 30 %.
“Masat ndëshkimore të parashikuara në këto 4 ligje rriten me 30 për qind, por më e rëndësishmja është që ato kthehen menjëherë në titull ekzekutiv për të ruajtur efektin e tyre ndëshkues, korrektues dhe edukues. Që nga individi më i thjeshtë që ndot natyrën pasi ka bërë një piknik, janë të detyruar të investojnë po aq për të mbrojtur mjedisin dhe cilësinë e ajrit.”
Sipas Kumbaros, me ligjet e vjetra, mbledhja e gjobave ishte e vështirë për shkak të procesit të zgjatur të ankimimit. Ministrja theksoi gjithashtu se do vijohet me ndërhyrje të tilla në ligje të tjetra siç është ligji për menaxhimin e mbetjeve për të cilin po punohet për t’iu përgjigjur realitet të ri që lidhet me shtimin e numrit të turistëve.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Rritje e “fortë” pagash për punonjësit e policisë - Balla: Do të realizojmë pritshmëritë e tyre, pasi përballen me sfida të mëdha
Nga 1 Korriku 2024, punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë një rritje të ndjeshme të pagave. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, theksoi se rritja......

Zhvillimi i Brukselit: Sa ka përparuar ekonomikisht Europa në 20 vite?
Njëzet vjet më parë, 10 vende të reja iu bashkuan Bashkimit Europian. Një raport i ri ka shqyrtuar përparimin ekonomik të 8 prej këtyre vendeve anëtare. Për të......

‘Ari i lëngshëm’: Mungesa e vajit të ullirit po nxit çmime rekord dhe frikën nga pasiguria ushqimore!
Mungesa e vajit të ullirit, i referuar ndonjëherë si "ari i lëngshëm", ka çuar çmimet në nivele rekord, ka nxitur një rritje të krimit dhe e ka shtyrë......

Inflacioni ndikon ekonominë e SHBA - Fed lë të pandryshuara normat e interesit, pasi çmimet vijojnë të rriten
Në mbledhjen e saj të fundit, Rezerva Federale në SHBA la të pandryshuara normat e interesit midis 5.25% dhe 5.50%, në nivelin më të lartë në 23 vjet. Vendimi,......

Cilat janë rreziqet për ekonominë globale?- OECD: Kushtet e shtrënguara monetare dhe tensionet gjeopolitike
Perspektiva e ekonomisë globale ka nisur të ringrihet, ndonëse rritja mbetet modeste. Në një studim të saj, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik......

Microsoft investon 2,2 mld dollarë në Malajzi- Për zhvillimin e shërbimeve cloud dhe inteligjencës artificiale
Microsoft do të investojë 2.2 miliardë dollarë gjatë katër viteve të ardhshëm në infrastrukturën e re të cloud dhe inteligjencës artificiale të Malajzisë, tha......

57% e bizneseve do të aplikojnë për kredi - Vrojtimi i BSH, ulje e aftësisë paguese të ndërmarrjeve vitin e kaluar
Numri i kërkesave për kredi nga bizneset parashikohet të shënojë një rritje të ndjeshme deri në fund të gjysmës së parë të këtij viti. Sipas vrojtimit të......

Planifikimi i të ardhurave dhe pensioneve/ Çfarë është rregulli 30:30:30:10 dhe si duhet ta përdorni?
Rregulli 30:30:30:10 mund të zbatohet si për planifikimin e të ardhurave ashtu edhe për pensionet dhe mund t'ju ndihmojë shumë për të planifikuar buxhetin......