Rritje e “fortë” pagash për punonjësit e policisë - Balla: Do të realizojmë pritshmëritë e tyre, pasi përballen me sfida të mëdha

Nga 1 Korriku 2024, punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë një rritje të ndjeshme të pagave. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, theksoi se rritja për këtë kategori do të jetë e fortë dhe synohet të përmbushen pritshmëritë e tyre.
“Pagat, synojmë që në 1 korrik të realizojmë një pritshmëri shumë vjeçare të punonjësve të policisë, një rritje të fortë pagash që vjen për shkak të miëmnenaxhimit financiar. Në buxhetin e 2024 është një fond prej 400 milionë dollarë për pagat në tërësi dhe unë mendoj se policia e shtetit meriton këtë vlerësim duke nisur dhe nga sfidat që ka policia e shtetit, siç është menaxhimi i sezonit turistik.
Ndërsa komunikoi vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë, Balla theksoi se është miratuar strategjia kombëtare për migracionin për vitet 2024-2030, e cila do të ketë në fokus ndër të tjera ofrimin e mundësive për punësim dhe riintegrim në Shqipëri të emigrantëve shqiptarë.
“Fokusi ndahet në disa drejtime kryesore, së pari ka të bëjë me parandalimin e emigracionit të paligjshëm të qytetarëve shqiptarë, e dyta ka të bëjë me frenimin e azil kërkimit dhe e treta lidhet me riintegrimin në tregun e punës dhe shoqërinë shqiptare të emigrantëve. Synimi ynë është të rrisim ofertën për emigrantët për tu rikthyer në Shqipëri dhe për këtë na duhet ky dokument i rëndësishëm që mbart të gjithë masat për një riintegrim sa më të shpejtë dhe tjetra lidhet me menaxhimin flukseve migratore të emigrantëve që vijnë nga vendet e tjera që e përdorin Shqipërinë si një vend tranziti.
Ministri Balla iu përgjigj edhe pyetjes lidhur me ligjin për pasaportat dhe dokumentet biometrike, ku theksoi se në kuadrin e zhvillimit të vrullshëm teknologjik, synimi është që të gjithë dokumentet të jenë dixhitale, dhe që të mund të mbahen dhe përdoren nga celularët.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Zhvillimi i Brukselit: Sa ka përparuar ekonomikisht Europa në 20 vite?
Njëzet vjet më parë, 10 vende të reja iu bashkuan Bashkimit Europian. Një raport i ri ka shqyrtuar përparimin ekonomik të 8 prej këtyre vendeve anëtare. Për të......

‘Ari i lëngshëm’: Mungesa e vajit të ullirit po nxit çmime rekord dhe frikën nga pasiguria ushqimore!
Mungesa e vajit të ullirit, i referuar ndonjëherë si "ari i lëngshëm", ka çuar çmimet në nivele rekord, ka nxitur një rritje të krimit dhe e ka shtyrë......

Inflacioni ndikon ekonominë e SHBA - Fed lë të pandryshuara normat e interesit, pasi çmimet vijojnë të rriten
Në mbledhjen e saj të fundit, Rezerva Federale në SHBA la të pandryshuara normat e interesit midis 5.25% dhe 5.50%, në nivelin më të lartë në 23 vjet. Vendimi,......

Cilat janë rreziqet për ekonominë globale?- OECD: Kushtet e shtrënguara monetare dhe tensionet gjeopolitike
Perspektiva e ekonomisë globale ka nisur të ringrihet, ndonëse rritja mbetet modeste. Në një studim të saj, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik......

Microsoft investon 2,2 mld dollarë në Malajzi- Për zhvillimin e shërbimeve cloud dhe inteligjencës artificiale
Microsoft do të investojë 2.2 miliardë dollarë gjatë katër viteve të ardhshëm në infrastrukturën e re të cloud dhe inteligjencës artificiale të Malajzisë, tha......

57% e bizneseve do të aplikojnë për kredi - Vrojtimi i BSH, ulje e aftësisë paguese të ndërmarrjeve vitin e kaluar
Numri i kërkesave për kredi nga bizneset parashikohet të shënojë një rritje të ndjeshme deri në fund të gjysmës së parë të këtij viti. Sipas vrojtimit të......

Planifikimi i të ardhurave dhe pensioneve/ Çfarë është rregulli 30:30:30:10 dhe si duhet ta përdorni?
Rregulli 30:30:30:10 mund të zbatohet si për planifikimin e të ardhurave ashtu edhe për pensionet dhe mund t'ju ndihmojë shumë për të planifikuar buxhetin......

Kursi i këmbimit valutor/ Dobësohen sërish monedhat e huaja!
Dollari amerikan është dobësuar këtë mëngjes duke u blerë sot me 93.4 lekë dhe duke u shitur me 94.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me......